LAJMI I FUNDIT:

“Golfi helikopter” ka helikë funksionale, por nuk mund të fluturojë – në shitje për çmim marramendës (Video)

“Golfi helikopter” ka helikë funksionale, por nuk mund të fluturojë – në shitje për çmim marramendës (Video)

Interneti ofron mundësi të pafund blerjesh, përfshirë edhe të një Golfi “fluturues”

Për arsye të panjohura, pronari i kësaj makine të prodhuar më 1995, i ka vendosur sipër një helikë, e cila është funksionale, por që duhet të niset në mënyrë manuale, transmeton Telegrafi.


Përkundër pajisjes që do duhej t’i mundësonte fluturimin, makina që i përket gjeneratës së tretë të Volkswagen, nuk mund të ngjitet as një centimetër nga toka.

Disa të rinj e kanë marrë këtë “Golf helikopter”, për një xhiro. Madje, ata simuluan edhe kërcim sipër një ure, por makina nuk u ngrit shumë lart.

Në anën tjetër, Golfi 1.9-litra që prodhon 109 kuajfuqi, është i dëmtuar në masë të madhe, por është dëshmitar se prodhuesi gjerman Volkswagen punon makina të fuqishme, që punojnë sikur të ishin të reja.

Eksterieri është i gërvishtur dhe i riparuar me materiale të dobëta, brendia ka plasaritje dhe karrige të parehatshme, por për ta blerë këtë veturë çmimi fillestar është 30 mijë dollarë.

Kjo është një arsye më shumë, që ta duam internetin dhe këto oferta të çmendura, duke mos humbur shpresën se mund të kemi ndonjëherë një veturë që fluturon. /Telegrafi/