“Rregullat duhet të vlejnë njëlloj për të gjithë, askush nuk duhet të favorizohet”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev për NOVA, kur dje doli në publik dolën dy tenderët skandaloz, ai për reagentët në vlerë prej 35 milionë eurove të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se Fondi për Inovacione ndau 160.000 euro në llogari të “Cast Invest”, kompani që është bashkëpronar, Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev.
“Rregullat duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj, askush nuk duhet të favorizohet. Nuk duhet të ketë konflikt të interesave, po as harxhime të parave të qytetarëve. Do t’i kontrollojmë të gjitha procedurat, dhe nëse ka diçka të parregullt apo diçka që shkakton konfliktin e interesave, do të kërkoj revizionimin e të gjitha vendimeve”, deklaroi për NOVA, Kryeministri Zoran Zaev.
Dje në media u shpall se firma “AHB LAB Import Eksport Dooel Shkup”, është e vetmja që ka aplikuar në tenderin për reagentë në vlerë prej 35 milionë eurove. Kjo firmë asnjëherë nuk është marr me furnizime të reagentëve, dhe nuk është e ditur se sa të punësuar ka, nuk ka asnjë referencë dhe është themeluar në momentin kur Ministria e Shëndetësisë shpalli tenderin e madh për reagentë.
Firma “AHB LAB Import Eksport Dooel Shkup”, është regjistruar si kapital i huaj, si firmë e vogël me 5000 euro të hyra. Si e tillë, kjo firmë do të përfaqësojë tender 3-vjeçar me vlerë prej 35 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga regjistri qendror shihet se firmën e porsaformuar e drejton Aleksandar Jovanovski i cili ka kompetenca për të hyrat e jashtme dhe të brendshme të firmës, kurse si pronar i firmës është Predrag Petriç nga Novi Sadi.
Në dokumentin e regjistrit qendror për kontakt është shkruar e-maili privat i Jovanovskit, që në publik njihet me emrin “zhuti”. Nuk ka ueb faqe, as e-mail zyrtar të firmës.
Për njerëzit që merren në këtë fushë, Petriç është i panjohur, kurse Jovanovski është i njohur nga babi i tij që është pronar i firmës për furnizime të materialeve shëndetësore, por edhe për lidhjet e afërta me familjen Mijallkov. Burime për NOVA thonë se babai i tij ka qenë i përfshirë në biznesin e bastoreve bashkë me Sasho Mijallkovin.
Sipas NOVA për Jovanovskin thuhet se është i afërt me Jordanin, djalin e Sasho Mijallkovit dhe me Ilija Tozija, Drejtorin e njërës prej firmave të familje Mijallkov që merren naftë, bashkëpunëtor për investime në shëndetësi në kohën e Todorovit, anëtar i Llotarisë Shtetëore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025