LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Tenderi kontradiktor i Ministrisë së Shëndetësisë për furnizime të reagentëve, dhe që e fitoi kompania “AHV LAB import-eksport”, e formuar para disa muajve, nxiti shumë reagime në publik, por edhe tek partitë politike. Përveç OBRM-PDUKM-së, reaguan edhe Aleanca për Shqiptarët, e cila kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Duke shfrytëzuar mjegullën rreth problemit me emrin e vendit dhe marrëveshjen me Greqinë, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vazhdon me të njëjtën kënge duke publikuar tender me rregullat e të kaluarës, këtë herë në vlerë prej 35 milionë erove”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ky tender skandaloz i cili vjen nga projekti për centralizimi e laboratorëve biokimike në nivel qendror është i dyshimtë sepse kompania që ka fituar tenderin do të ketë monopol në gjithë biznesit të aparateve biokimike dhe reagentëve për një periudhë 3 vjeçare”, reagojnë Aleanca për Shqiptarët.

Ata thonë se rastin e bën edhe më të dyshuar fakti që tenderin e fituar një kompani e cila ekziston prej 4 muajsh, dhe është e udhëhequr nga ana e personave të ri dhe pa përvojë në këtë fushë.

Kamillovski: Nga tenderët e milionëshe, po fundoset shëndetësia e Maqedonisë (Video)
Lexo po ashtu Kamillovski: Nga tenderët e milionëshe, po fundoset shëndetësia e Maqedonisë (Video)

“Komisioni për Shëndetësi i Aleancës për Shqiptarët kërkonte që ky projekt të ndalet menjëherë dhe propozoi që të formohen grupe ekspertësh të cilët do të regjistrojnë aparatet ekzistuese, frekuencën dhe vëllimin e punës të secilit laborator, numrin e popullsisë që e mbulon, numrin e kualifikimeve të të punësuarve në këtë fushë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit për Shëndetësi, si akt moral për popullin që ka shërbime shëndetësore me të liga në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori