LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shteti po fundoset, kurse bizneset e Zaevit dhe Angjushevit po lulëzojnë

OBRM-PDUKM: Shteti po fundoset, kurse bizneset e Zaevit dhe Angjushevit po lulëzojnë

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia opozitare të OBRM-PDUKM-së thuhet se në Maqedoni ka dhunë, vrasje, kanosje që vjen nga karteli kriminal që e udhëheq Zoran Zaevi dhe përderisa qytetarët po varfërohen dita ditës, Zoran Zaevi ndan 10 milionë euro firmave të Angjshevit, Llkokvenecit dhe partiakëve tjerë.

“Republika e Maqedonisë është në dy gju. Dhunë, vrasje, kanosje, kriminalitet, janë një pjesë ka balanci i zi që po e zbaton karteli kriminal i Zaevit dhe LSDM-së. Zaevi fitoi konkurrencë nga krimineli i quajtur Koço Angjushev. Zaevi dhe Angjushevi po e bëjnë shtetin si firmën e tyre private, derisa qytetarët i varfërojnë. Përderisa qytetarët janë të shqetësuar nga deklaratat ku në mënyrë të vazhdueshme ndryshohen qëndrimet e Zoran Zaevit se a do të ketë referendum dhe a do të jetë ai i obligueshëm apo këshillues, Zaevi ndan 10 milionë euro për firma e Angjshevit, Llokvenecit dhe partiakëve tjerë, duke i prezantuar si inovatorë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë qytetarët e shohin se ekonomia përjeton përplasje të vërtetë, ekonomia është pranë bankrotit, derisa zvogëlohet rruga mesatare, investitorët e huaj i largojnë, bizneset familjare të Koço Angjushevit dhe ZOran Zaevit po lulëzojnë nga ndihma e institucioneve që janë nën kontrollin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ky skandal është i madh. Ky është dyshim i madh për keqpërdorim të pozitës dhe pasurim. Zoran Zaevi e shkel dinjitetin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Në marrëveshjen e dëmshme ku mohohet kombësia, populli, kultura gjuha dhe historia, Zaevi e shkel demokracinë, duke shkelur ligjet, procedurat dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë duke mos e përfshirë opozitën në dialog të mundshëm dhe debat demokratik në Kuvend. Qytetarët meritojnë qeverisje e cila përnjëmend do të udhëhiqet me principe evropiane për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, posaçërisht për çështje të rëndësishme lidhur me sjelljen e vendimeve për të ardhmen e shtetit si dhe integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thonë OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori