LAJMI I FUNDIT:

Ish-Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari braktisi SHBA-të për dashurinë

Ish-Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari braktisi SHBA-të për dashurinë
Fioralba Dizdari (Foto:Instagram/FioralbaDizdari)

Ish-miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, e ftuar në “Pushime on Top” ka rrëfyer gjithçka për karrierën e saj si modele në Amerikë dhe historinë e dashurisë që e bëri të braktisë SHBA-të për Shqipërinë.

“Unë kisha filluar një karrierë në Amerikë dhe isha duke punuar mirë, me ndihmë shumë të madhe nga Fadil Berisha”.

https://www.instagram.com/p/Bkx4i5FBvw1


“Por, kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu”, është shprehur modelja e njohur, citon TCH.

Kujtojmë që Fioralba fitoi kurorën e ‘Miss Universe Albania’ në këtë garë bukurie të vitit 2013.

Me vite të tëra, ajo i ka zbukuruar ballinat e revistave më të njohura shqiptare, ndërsa në vitin 2004 ishte shpallur modelja më e mirë e vitit në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/BlLuIRvBauJ

Në vitin 2005, në Paris, ajo nënshkroi një kontratë pune me Elite Model Management, një nga agjencitë më prestigjioze në botë, ku starton në botën e modelingut

Në profilin e Fioralbës në Instagram ka fotografi që vënë në pah bukurinë e saj. /TCH/Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BkAjCkyhtbG