Kampioni i Kosovës në hendboll Besa në xhiron e parë të Kupës EHF do të përballet me kundërshtarin nga Gjeorgjia, Batumi.
Batumi vitin e kaluar debutoi në garat evropiane, dhe sipas informacioneve të para klubi pejan duket se është me fat sa i përket shortit.
“Këtë vit kemi pas fatin më të mirë sa i përket garave për xhiron e parë. Na ka ra një ekip që nuk është shumë i fortë. Është pak vend i largët në kufi me Rusinë, por dashamirët e hendbollit, Gjeorgjinë nuk e njohin për kualitet në këtë sport” ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Arben Muqolli, trajner i KH Besa Famgas.
Fuqia numër një e hendbollit kosovar përgatitjet për stinorin e ri do ti filloj javën e ardhshme.
“Nuk do të këtë shumë ndryshime nga viti i kaluar, së paku për momentin, përpos Goran Biljakës që është larguar në një ekip në Bosnje. Jam koncentruar te lojtarët vendorë, që kanë luajtur edhe vitin e kaluar, jam i kënaqur me sponsorët”, tha ndër të tjera trajneri Muqolli, përcjell Telegrafi.
Për dallim nga xhiroja e parë që pejanët patën fat me shortin, nëse kalojnë skuadrën gjeorgjiane në xhiron e dytë do të kenë kundërshtar skuadrën norvegjeze Dramen.
“Besoj se edhe me këta lojtar vendorë do ia dalim në xhiron e parë, dhe pse të harxhojmë para për lojtarë të huaj kur në xhiron e dytë do të jetë shumë vështirë”, shtoi ndër të tjera Muqolli.
Ndeshja e parë në mes të Besës dhe Batumit do të luhet me 1 ose 2 shtator në Gjeorgji, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Pejë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Gjërat nuk shkuan siç i kisha planifikuar” – Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë
Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
Renditen boksierët më të mirë në botë – Tyson Fury jashtë top 10
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251