Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) ka mbajtur sot ceremoninë përmbyllëse të dhënies së granteve, të menaxhuar nga ARDA për zhvillimin e sektorit privat, e të financuar nga BE-ja.
Aty u bë e ditur se përmes këtyre granteve janë ndihmuar 110 biznese dhe janë krijuar 259 vende pune.
Kryeshefja e Asociacionit për Agjenci për Zhvillim Rajonal (ARDA), Mrikë Macula u shpreh se ky projekt ka qenë i mbështetur nga Komisioni Evropian, dhe kap shifrën 1 milionë euro ku përfitues kanë start up, bizneset e vogla dhe ato të mëdha.
Nga ky grant sipas Maculës nuk kanë përfituar vetëm bizneset, pasi që ky projekt ka krijuar vende të reja të punës.
“Gjithsej në këtë grant skemë kanë aplikuar 2332 aplikues, ndërsa përfitues në gjithë rajonin janë 110. 30 për qind e tyre drejtohen nga gratë dhe deri më tani janë krijuar 259 vende të reja të punës në bizneset e mbështetura nga grant skema jonë, me 12 për qind të tyre kanë krijuar vende të reja të punës, gjithashtu janë edhe minoritetet duke përfshirë serb, boshnjak dhe RAE, dhe 59 për qind janë të rinj”, u shpreh ajo.
Macula u shpreh se përmes këtij projekti ARDA ka krijuar100 biznese të reja si dhe ka organizuar për tri vite me radhë panaire dimërore ku kanë përfituar mbi 70 biznese të ndryshme.
Edin Sylka njëri nga përfituesit e këtij granti i cili merret me prodhimin e rrjetave metalike tha se përmes këtij granti ka arritur që të zgjeroj rrjetin e tij prodhues duke eksportuar edhe në Serbi dhe Danimarkë, raporton kp, përcjell Telegrafi.
“Na kemi përfituar kabinën për ngjyrosje të rrjetave panel që na i prodhojmë, dhe kabinën për pjekjen e ngjyrës, ku fatmirësisht muajin që shkoj ne kemi pasur një eksport për vendin fqinj, për vendin e Serbisë dhe javën e kaluar kemi bërë edhe një marrëveshje me një kompani daneze që me fillua eksportin edhe në shtetin e Danimarkës”, ka thënë Sylka.
Përfitues nga ky grant është edhe Alban Haziri i cili ka deklaruar se fal këtij projekti ai ka arritur që biznesin e tij ta zhvilloj edhe më shumë, si dhe të punësojë një person tjetër.
“Për mua kanë pasur rezultate të jashtëzakonshme, një prej elementeve kyçe që unë dua ta përmendi është që me atë grant unë kam arritur një element që është shumë i rëndësishëm edhe për bizneset e reja edhe më të mëdha sigurisht, ai është koha. Një punë që unë në jetën e përditshme e kam bërë për diku 3 apo 4 orë pasi që i kemi marr mjetet prej ARDA-së atëherë atë kohë e kam marr dhe e kam zvogëluar sigurisht për dy apo tri herë“, u shpreh ai.
Gjatë kësaj ceremonie, ARDA po ashtu do të ndajë 5 çmime prej 1000 euro për fituesit e “Garës për Biznes Planin më të mirë për të rinjtë” nga secili rajon ekonomik i Kosovës dhe ata janë:Doruntina Jashari, Rozafa Imami, Alba Ramadani, Elma Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'