Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy shtetasve të Malit të zi, një të Serbisë dhe një shtetaseje të Kosovës të cilët u arrestuan parmbrëmë në lagjen Kalabria në Prishtinë.
M.M, GJ.P, S.D dyshohen se kanë kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Ndërsa e dyshuara L.Z për shkak të veprës penale falsifikimi i parasë.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.M, GJ.P, S.D për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të KPK-së dhe kundër të pandehurës L.Z për shkak të veprës penale Falsifikimi i parasë në bashkëkryerje nga neni 302 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Të pandehurve M.M, GJ.P, S.D dhe L.Z iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.18.07.2018 deri me dt. 18.08.2018.
Ekziston dyshimi i bazuar se katër të pandehurit me datë 18.07.2018 rreth orës 19:20, në lagjen Kalabria në Prishtinë, pas një kontrolli policor në bazë të informacioneve të personave në kërkim ndërkombëtar se gjenden në banesat e Lesnës, Policia e Kosovës e kishte bastisur atë rajon dhe në një automjet “Mercedes ML” ngjyrë e zezë, ku ishte i pandehuri M.M kanë gjetur një pistoletë CZ99, ndërsa tek të pandehurit GJ.P dhe L.Z janë gjetur 101 fishekë 9 mm, një pistoletë CZ99, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 25.3 gram dhe letër për mbështjellje të narkotikëve. Pastaj nga bastisja në vendin ku ishte duke banuar S.D janë gjetur substanca narkotikë me peshë 2.1 kg.
Me këtë kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPK dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të KPK-së.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, të njëjtit mund të përsërisin veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, karakteristikat e tyre personale dhe rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar në vazhdimësi.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U raportua për një deponi ilegale, Komuna e Suharekës bën rregullimin e saj
Mariçiq: Negociatat me BE-në na dërgojnë në një administratë reformuese dhe sistem gjyqësor stabil
Zhdukja e Ervis Martinaj, Salianji i drejtohet Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit