LAJMI I FUNDIT:

Profesori i protokollit: Lënia e shtetit pa “zot shtëpie”, imazh jo i mirë për Kosovën (Video)

Profesori i protokollit: Lënia e shtetit pa “zot shtëpie”, imazh jo i mirë për Kosovën (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryekuvendari, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, bashkë qëndruan të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

Por, vizita e tyre e përbashkët dhe takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së e la shtetin e Kosovës pa zot shtëpie, duke shkelur në këtë mënyrë Protokollin e Shtetit.

Në Ligjin për protokoll të shtetit thuhet:


“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”.

E nëse këto lëvizje janë bërë në koordinim me protokollin e shtetit RTV Dukagjini nuk pati mundësi të marrë përgjigje nga zyra e protokollit në Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Profesori i protokollit, Tomor Avdia, e sheh krejt të paarsyeshme vizitën e përbashkët të tre liderëve kryesorë të institucioneve.

“Në këto takime nuk është e rëndësishme të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e shtetit, pasi atyre që u takon ligjërisht të merren me çështje të politikës së jashtme janë Ministria e Jashtme dhe Kryeministri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Avdisë, kjo do të ndikojë edhe në imazhin e shtetit të ri.

“Në shtete normale zyrtarët duhet t’i përcaktojnë saktësisht vizitat e nivelit të lartë, dhe nëse fryhet delegacioni në takime të tilla, është një imazh jo i mirë dhe dëmton kredibilitetin e shtetit”, tha ndër të tjera profesori i protokollit, Tomor Avdia.

Kujtojmë se një shkelje e tillë ishte bërë edhe në kohën kur liderët e institucioneve kishin udhëtuar për në SHBA për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Ndërkaq fotografia e sotme e liderëve kosovarë në Bruksel u komentua shumë, pasi në delegacion nuk kishte as edhe një femër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori