LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës së liberalizimit të vizave

Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës së liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe evropiane.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas takimit të tij në Bruksel më zyrtarët e BE-së.

“Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata evropianë. Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së”, ka shtuar Haradinaj.


Ai ka theksuar se duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë sipas tij, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Evropian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.

“Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Evropian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori