LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti flet për vizat: Qytetarët nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve

Ahmeti flet për vizat: Qytetarët nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve

Kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti ka thënë se pa marr parasysh kriterin e fundit, Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet tjera të Ballkanit.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Parlamenti Evropian është shumë pozitiv për liberalizim, por beteja më e madhe do të zhvillohet në Këshillin e ministrave.

Postimi i plotë:


Kosova do ta merr sot rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Pa marr parasysh kriterin e fundit, Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit. Qytetarët nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve. Ata duhet të paguajnë dënimin vetë dhe për këtë duhet të luftojmë të gjithë.

Duhet ta kemi parasysh që kjo nuk është fundi i procesit. Parlamenti Evropian është shumë pozitiv për liberalizim, por beteja më e madhe do te zhvillohet në Këshillin e Ministrave në vjeshtë kur për shkak te krizave me refugjatë dhe zgjedhjeve për PE shtetet janë tepër skeptike.

Vizat duhet të liberalizohen sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë. Të gjithë duhet të punojmë në lobim, jo për ti dhënë kredite kësaj qeverie që duhet të largohet sa më shpejtë, por për ti dhënë mundësi Kosovës të ndihet më e lirë dhe më e barabartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori