LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, masa ligjore për të gjithë ata që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmoshë

Gjilan, masa ligjore për të gjithë ata që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmoshë

Policia e Kosovës në Gjilan ka vendosur që të marrë masa ligjore për parandalimin e lypsarëve që kërkojnë lëmoshë në rrugët e këtij qyteti.

 Kështu thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës – njësitet Policia në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, kanë evidentuar një numër në rritje të personave që po kërkojnë lëmoshë në pjesë të ndryshme të qytetit e veçanërisht nëpër qendra tregtare, pranë oborreve të xhamive dhe në qendër të qytetit.


Më tutje në këtë njoftim thuhet:

Që nga fillimi i vitit pra në periudhën kohore  Janar-Qershor 2018 nga ana e policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 28 raste: Prej tyre 18-raste PRQP, Kërkim i lëmoshën në vend Publik 7 raste ku është mbajt (shënim zyrtare proforma policore), si dhe 3-rast është njoftuar QPS pasi që lëmoshë kërkuesit, delikuentet kanë qen të mitur. Gjithsejtë janë kontrolluar 46 Persona, nga ta kanë qenë: të rritur 36 ,dhe fëmijë 10. Në bazë të gjeturave evidente, Lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës kanë qenë 36, nga Republika e  Shqipërisë 9, dhe nga Republika e Maqedonisë 1. Me vendim të Gjykatës , Divizioni i Kundërvajtjes 4-Persona të Rritur të shoqëruar me një fëmijë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.Vërtet janë skena jo të mira, dhe shkaktojnë bezdisje për qytetarët, pasi që një numër jo i vogël janë gra dhe fëmijë. Besohet se ofrimi i të hollave nga qytetarët po i josh ata që të jenë të pranishëm duke i ekspozuar edhe fëmijët në ditë me temperatura shumë të nxehta, gjersa shumë shpesh këto ndihma që i ofrojnë qytetarët me gjithë ndjenjën e humanitetit, ato të holla mund edhe të keqpërdoren nga persona keqbërës.

Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat ligjore që këta persona të largohen nga rruga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori