Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik mbështetjen e tyre për t’i dënuar operatorët telefonik në rast se nuk e bëjnë kalimin në kodin +383 deri më 31 tetor të këtij viti.
Gashi ka thënë se arsyeja se pse nuk është zbatuar kodi +383 në qershor të këtij viti është kërkesa e operatorit “Vala” që ky afat të shtyhet.
“Edhe pse rregullativa dhe ana ligjore qoftë ndërkombëtare, qoftë e brendshme e jona ka qenë e plotë dhe ata nuk kanë pasur pengesa të natyrës ligjore për kalim në kodin +383, por pengesat kanë qenë të natyrës teknike. Kërkesa e tyre nuk ka pasur një afat të caktuar, por në diskutimet tona ata kanë thënë që kërkojmë që deri në fund të vitit të paktën të shtyhet ky proces. Mirëpo, ne kemi konsideruar që një proces i tillë mund të përmbyllet edhe më shpejt dhe e kemi dhënë datën e fundit për kalim në kodin +383 datën 31 tetor, e cila vlen për të gjithë operatorët… Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nëse ky afat tejkalohet nga secili operator të veprojmë sipas ligjit që do të thotë edhe në rast nevoje të ketë edhe dënime nëse nuk ka arsyetim të mjaftueshëm për implementim të këtij kodi, për shkak se kjo është e një rendësi shtetërore dhe në këtë kuadër largimi i kodit +381 është një hap pozitivë”, tha Gashi.
Gashi ka thënë se Telekomi i Kosovës pretendon se në investime në sistemin e tyre që duhet të bëjnë janë 3 deri në 5 milionë euro.
Sipas tij, gjatë vitit 2017 kanë arritur të ndërprenë sinjalin e të gjithë operatorëve të pa licencuar që kanë operuar në Kosovë, madje edhe në veri të vendit.
“Në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës është arritur që për herë të parë gjatë vitit 2017 të ndërpritet sinjali në Kosovë i të gjithë operatorëve të palicencuar të komunikimeve elektronike nga territori i Republikës së Kosovës, përfshi këtu edhe veriun e vendit. Ku ARKEP në bashkëpunim me Policinë ka bërë matje të vazhdueshme dhe ka bërë verifikimin e këtij largimi”, tha ai.
Ndërsa, në sistemin postar, Gashi ka thënë se në vitin 2017 ka një rënie të volumit të përgjithshëm të dërgesave. Po ashtu, ai bëri të ditur se Posta e Kosovës ka pasur rënie në të hyrat në shërbimet postare.
“Indikatorët e tregut të shërbimeve postare për vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 tregojnë një rënie të volumit të përgjithshëm të dërgesave në vlerën 16.88 për qind, nga numri i përgjithshëm i të gjitha dërgesave postare rreth 83.16 për qind janë dërgesa postare, kurse 7.05 për qind janë postë direkte, ndërsa 9.79 për qind janë dërgesa pako postare. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave 82.15 për qind e dërgesave postare janë dërgesa të pranuara dhe të shpërndara në trafikun e brendshëm, ndërsa 17.58 për qind janë postë ndërkombëtare. Në numrin e përgjithshëm të dërgesave postare në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 sektori i shërbimeve postare ka evidentuar një rritje të të hyrave në vlerë 6.49 për qind. Ndërsa, Posta e Kosovës ka një rënie të lehtë në vlerën 6.23 për qind. Ndërsa, operatorët privat kanë pasur një rritje të theksuar të të hyrave në vlerë 32.47 për qind”, tha ai. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'