LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria të mos i harxhojë paratë në festa, por në investime

OBRM-PDUKM: Qeveria të mos i harxhojë paratë në festa, por në investime

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një komunikate thekson se Zoran Zaev dhe LSDM në mënyrë të çmendur harxhuan mijëra euro vetëm për një festë të shkurtë.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga Zoran Zaevi, pasi siç thonë, marrëveshja me Greqinë ishte kapitulluese dhe nuk duhej të festohej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria: Për festën “Maqedonia në NATO dhe BE” janë harxhuar 179.500 euro
Lexo po ashtu Qeveria: Për festën “Maqedonia në NATO dhe BE” janë harxhuar 179.500 euro

“Qeveria në vend që paratë e qytetarëve t’i hudh për festa të shtrenjta, duhet të investojë në spitale të reja, aparate mjekësore, shkolla dhe investime tjera kapitale”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata shtojnë se qytetarët e kanë kuptuar qëllimin e qeverisë dhe ia kanë kthyer shpinën./Telegrafi/