LAJMI I FUNDIT:

Reagim për ndalimin e flamurit të Kosovës në Rusi, Hoti: Kjo ndalesë është kryekëput politike

Reagim për ndalimin e flamurit të Kosovës në Rusi, Hoti: Kjo ndalesë është kryekëput politike
Flamujt (Foto: Getty Images)

Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka reaguar ashpër ndaj ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Rusi.

Flamuri shtetëror i Kosovës është ndaluar në ‘Rusia 2018’ nga autoritetet ruse duke u llogaritur në të njëjtin nivel me flamurin e grupit terrorist, ISIS. Edhe pse Kosova është anëtare e FIFA-s me të drejta të plota, flamuri i vendit tonë nuk është mirëpritur në Rusi.


Flamujt e ndaluar në Rusi (Foto: NYTimes)

Flamuri i Kosovës bën pjesë në listën prej mbi 20 flamuj të ndaluar në stadiumet e turneut që janë përfshirë në një dokument prej shtatë faqesh, ku përfshihen edhe flamuri i Tajvanit, Iranit prerevolucionar, si edhe shumë organizatave separatiste. Po ashtu, pjesë e kësaj liste është edhe flamuri i Shtetit Islamik.

Kjo ka qenë një ndalesë krejtësisht politike dhe një ndërhyrje e politikës në sport, teksa FIFA vazhdimisht e promovon mospërfshirjen e politikës në futboll.

Lajmet nga Kampionati Botëror
Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

“Me keqardhje mora lajmin për ndalimin e valëvitjes së flamurit të Republikës së Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018, ani pse FIFA u lejon 211 anëtarëve të saj përdorimin e flamujve, pjesë zyrtare e së cilës është edhe vendi ynë”.

“Edhe më shqetësuese është e dhëna se flamuri i Republikës sonë është renditur në të njëjtën listë me flamujt e organizatave terroriste”.

Flamuri i Kosovës në Baku (Foto: Getty Images)

“Nuk dua t’i kujtoj Këshillit Organizativ të Botërorit në Rusi, se jo shumë kohë më parë, aty u valëvit flamuri i shtetit tonë kur fituesja e medaljes së Artë e Kampionatit Botëror dhe Olimpiadës, Majlinda Kelmendi, u shpall Kampione Evropiane e Xhudos, pikërisht në Rusi”.

“Kjo ndalesë është kryekëput politike dhe e papranueshme për botën e sportit kudo në botë. E dënoj fuqishëm aktin e ndërhyrjes së politikës në sport”.

“Sportistët e Republikës së Kosovës vetëm për një dekadë të ekzistencës së shtetit të pavarur e sovran, i dhuruan spektakël të jashtëzakonshëm mbarë botës”.

“Ata nuk e meritojnë që identiteti i tyre i ligjshëm dhe legjitim të dhunohet në forma të papranueshme politike”, shkruan në postimin e Hotit në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori