LAJMI I FUNDIT:

Amazon synon mbi 258 miliardë dollarë shitje në SHBA

Amazon synon mbi 258 miliardë dollarë shitje në SHBA

Gjiganti i shitjeve në internet “Amazon” vijon të zgjerojë dominimin brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Për vitin 2018, Amazon synon të arrijë në 258.22 miliardë dollarë në shitje online vetëm brenda SHBA, çka nënkupton se do të zë 49.1 për qind të të gjitha shitjeve online në vend, si dhe 5 për qind e të gjithë tregtisë në total, pëcjell Telegrafi.


Kompania e nisi duke shitur libra online, por sot është titani në të gjitha fushat e tregtisë online dhe së shpejti, po i afrohet një pike ku njerëzit do të shpenzojnë më shumë para online tek Amazon se sa tek të gjithë shitësit e tjerë të bërë së bashku.

Ndjekësi më i afërt i Amazon është eBay me vetëm 6.6 për qind e tërë shitjeve online, ndjekur nga Apple në vendin e tretë me 3.9 për qind. /Telegrafi/