LAJMI I FUNDIT:

Evropa në kërkim të aleancave kundër Trump-it

Evropa në kërkim të aleancave kundër Trump-it
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Drejtuesit e Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të hënën dhe të martën në Pekin dhe më pas në Tokio për riforcimin e marrëdhënieve tregtare me këto dy vende me qëllimin për t’i bërë “bllok” presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka ndërmarrë një luftë tregtare botërore.

Turneu aziatik i përfaqësuesve të BE-së zhvillohet në kuadër të një përpjekjeje për gjetjen e aleancave, tregu më i madh unik në botë, përballë proteksionizmit të administratës Trump, slogani i të cilit është “Amerika e Para”.


Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të marrin pjesë nesër në Pekin në samitin e 20-të BE-Kinë dhe do të takohen me presidentin Xi Jinping, ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki.

Samiti do të jetë rasti për drejtuesit e Kinës dhe Bashkimit Europian për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët në mbështetje të një modernizimi të Organizatës Botërore të Tregtisë, shkruan Alsat M.

Lufta tregtare SHBA-Kinë po rrezikon shumë shtete
Lexo po ashtu Lufta tregtare SHBA-Kinë po rrezikon shumë shtete

Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker do të shkojnë më pas në Tokio për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Japoninë.

Takimi ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar në Bruksel, por kryeministri japonez, Shinzo Abe u detyrua të anulojë udhëtimin për shkak të përmbytjeve në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori