Sheqerinska: Ekzistojnë shumë rreziqe rreth neve, le të krijojmë bashkëpunëtorë dhe miq
Në një intervistë për Agjencia e Pavarur e Gazetarisë të Ballkanit, Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje tha se Maqedonia e humbi mundësinë historike në vitin 2008 dhe nuk mundemi të lejojmë atë luks të humbasim edhe një herë mundësinë historike. Na kushtoi një dekadë e plotë, dhe e humbëm hapat me fqinjët tonë.
Ajo theksoi se tash vijon referendumi, dhe fokuso duhet të jetë në aspektin pozitiv, në rezultate pozitive nga marrëveshje me Greqinë, që nuk janë vetëm NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pasojat e “jo” (të referendumit) janë serioze. Njerëzit nuk kanë nevojë për ne që t’ua vizatojmë këtë fotografi të brishtë, sepse e panë në jetën e tyre. Besoj se duhet të bëjmë kampanjë që do të fokusohet në punët pozitive. Dhe nuk besoj se punët pozitive janë marrja e ftesës nga NATO-ja apo anëtarësimi në BE. Unë nuk jam idealiste e reme kur them se nëse shikoni fqinjët dhe bashkëpunëtorët, do të jetë shumë më mirë. Do të jeni më të fortë. Do të jeni më stabil. Për këtë shkak besoj se argumenti kryesor për marrëveshjen me Greqinë nuk janë vetëm BE-ja dhe NATO-ja, por fakti që nuk mundemi të themi, zgjodhëm kurs tjetër”, thotë Sheqerinska.
Ajo potencon se Maqedonia dhe Greqia i ndajnë të njëjtat probleme, të njëjtat rreziqe dhe përballen me të njëjtën krizë, “nëse nuk e kuptojmë rajonin tonë dhe stabilitetin tonë, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë dhe kjo nuk do të na pëlqejë”.
Në raport me qytetarët e qytetarëve në Maqedoni thotë se gjithmonë do të ekzistojnë njerëz që e shohin gotën si gjysmë të mbushur dhe gjysmë të shprazur.
“Në bazë të bisedimeve dhe diskutimeve që i kam pasur me numër të madh të njerëzve në Maqedoni, ata kanë disa kritika në aspektet e marrëveshjes, drejt idesë së plotë dhe se duhej të bisedonim për diçka që të lëvizim përpara. Por thellë, ata e vlerësojnë stabilitetin. Thellë ata vlerësojnë zgjidhjet. Thellë brenda tyre i çmojnë liderët që ju thonë “është rëndë, por do të arrijmë”, në vend të atyre që ankohen për të tjerët, dhe për ata që krijojnë armiq rreth neve. Domethënë, po, do të ketë kritikë për marrëveshjen, por nuk dyshoj se shumica e qytetarëve të vendit tonë ndihen më mirë dhe më sigurt ta shohin ndryshe të ardhmen që është ara tyre”, thotë Sheqerinska.
Ajo tha se qytetarët e Greqisë kanë gjetur shtet shumë miqësor në veri.
“mendoj se qytetarët grek kanë gjetur shtet shumë miqësor në veri. Ndamë shumë punë, kurse kjo dekadë e marrëdhënieve të ngrira, na detyroi që t;i harrojmë këto punë. Greqia ishte investitori më i madh në Maqedoni. Mendoj se kjo ishte e mirë për ekonominë e Greqisë. Mendoj se kjo ishte e shkëlqyeshme për turizmin grek, për bizneset e vogla etj. Është e logjikshme, Mendoj se ekzistojnë shumë rreziqe rreth neve, hajde, kur mundemi, të krijojmë bashkëpunëtorë dhe miq”, thotë Shqerinska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles