LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Udhëtimi i përbashkët në Bruksel ka të bëjë me liberalizimin e vizave

Limaj: Udhëtimi i përbashkët në Bruksel ka të bëjë me liberalizimin e vizave

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.

Ata do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

E gjithë kjo u vendos në një takimi të përbashkët të krerëve shtetëror.


Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se takimi i sotëm mes udhëheqësve të institucioneve të Kosovës nuk ka të bëjë farë me Ekipin Negocitor të Kosovës i cili do t’i udhëheq bisedimet me palën serbe në Bruksel.

“Më 18 korrik do të udhëtojmë si përfaqësues të shtetit në Bruksel ku do të flasim për liberalizimin dhe tema tjera të rëndësishme për Kosovën. Në presim që në ditët në vazhdim pas bisedimeve mes pozitës dhe opozitës të bëhet Ekipi Negociator dhe më pas të fillojë dialogu me Serbinë. Pasi të behët ky ekip ne edhe do të flasim për tema konkrete në Bruksel”, ka thënë Limaj.

Në takimin e së mërkurës Kosova do ta konfirmojë vullnetin e saj që është e gatshme që t’i mbyllë çështjet e hapura me vendet fqinje dhe pastaj pas krijimit të ekipit për negociata atëherë mund të bisedohet për ide, platformë dhe parimet e dialogut. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori