LAJMI I FUNDIT:

Krijohet aplikacioni “Visit Macedonia”, synohet tërheqja e turistëve

Krijohet aplikacioni “Visit Macedonia”, synohet tërheqja e turistëve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot prezantoi aplikacionin e ri të qeverisë “Visit Macedonia” përmes të cilit do të synohet tërheqja e turistëve. Bekteshi tha se po ndiqen trendet botërore për digjitalizim dhe inovacion të promovimit turistik.

Turistët që kalojnë nëpër Maqedoni, përmes këtij aplikacioni do të mund të informohen për të gjitha vendet turistike, përmendoret, muzetë, restorantet, hotelet, bukuritë natyrore, gjetjet arkeologjike, me ilustrim të hollësishëm dhe koordinatat e lokacioneve.

Aplikacioni ka versionin celular web në tre gjuhë, ndërsa për të nga arka e shtetit janë ndarë 1,2 milionë denarë./Telegrafi/