LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi në Kuvendin Komunal të Malishevës, LDK e VV lëshojnë mbledhjen

Pakënaqësi në Kuvendin Komunal të Malishevës, LDK e VV lëshojnë mbledhjen

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, përsëri sot i ka ndërprerë punimet në gjysmë, pasi anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e LVV dhe LDK, lëshuan mbledhjen, ndërsa PDK, ashtu siç kishin paralajmëruar, nuk morën pjesë fare në këtë mbledhje. LVV dhe LDK, lëshuan mbledhjen, në shenjë pakënaqësie me mos miratimin e kërkesës së kryesuesit të KK të Malishevës, Rrahim Morina, për zgjerimin e hapësirës (zyre) së punës për kryesuesin e kuvendit.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar disa nga pikat e parapara për këtë mbledhje dhe ka marrë disa vendime. Fillimisht, KK e ka miratuar fillimin e procedurave, përkatësisht e ka quar në debat publik draft Rregulloren për Tokat Bujqësore në Komunën e Malishevës. Po ashtu në këtë mbledhje KK, mori vendim edhe për formimin e një komisioni për verifikimin e çështjes së banesave në lagjen Mirëdita në Malishevë.

Një vendim tjetër i KK të Malishevës në mbledhjen e sotme, ishte edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës publike, për ndërtimin e një trafo për shpërndarjen e rrymës në fshatin Tërpezë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori