LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi ndihet e nderuar që ishte pjesë e bashkimit të popujve me këngën e Botërorit

Era Istrefi ndihet e nderuar që ishte pjesë e bashkimit të popujve me këngën e Botërorit
MOSCOW, RUSSIA - JULY 13: Era Istrefi, Will Smith and Nicky Jam pose with the World Cup trophy at a closing ceremony press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 13, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam janë tre artistët që do të performojnë në ceremoninë përmbyllëse të botërorit Rusia 2018.

Rreth 48 orë para finales, treshja ka mbajtur një konferencë për shtyp para medieve, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e tyre.

Era Istrefi, Will Smith and Nicky Jam (Getty Images)

Bukuroshja jonë ka thënë se është e privilegjuar se ka qenë pjesë e botërorit me këngën “Live It Up”.


Ajo e ka konsideruar si një punë të madhe tërë projektin e realizuar me aktorin dhe këngëtarin.

Era Istrefi, Will Smith and Nicky Jam (Getty Images)

“Jam e nderuar dhe ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Ishte një punë e madhe për mua. Bashkimi i të gjitha kombeve përmes muzikës është e mahnitshme. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit më kanë pritur ngrohtësisht dhe ishin mikpritës”, ka thënë Istrefi.

Përveç Era Istrefit, edhe Arilena Ara pritet të ndez finalen e Botërorit
Lexo po ashtu Përveç Era Istrefit, edhe Arilena Ara pritet të ndez finalen e Botërorit

Ajo më tutje tha se momenti më i bukur i botërorit ishte kur shënuan gola shqiptarët e Zvicrës kundër Serbisë.

Kur pyet Era rreth lojtarit më të mirë të kampionatit, pohoi se i mungon shkëlqimi i të pensionuarit, Ronaldinho, por që ka veçuar më së shumti shkëlqimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ndërsa, aktori Smith ka pohuar se “kjo është ngjarja më e madhe sportive në botë. Kur më ftuan të bëhesha pjesë e saj, as nuk kam menduar dy herë rreth kësaj. Kupa Botërore është një energji magjike globale. Më pëlqen të jem pjesë e saj”.

Theksojmë se ceremonia përmbyllëse e kampionatit botëror do të mbahet para orës 17:00 të ditës së diele, ku në finale do të takohen Franca dhe Kroacia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori