LAJMI I FUNDIT:

Të punësuar në institucione, marrin ndihma sociale!

Të punësuar në institucione, marrin ndihma sociale!
Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Të punësuarit në Kosovë nuk mjaftohen vetëm me punën e tyre, por ata po presin edhe në radhët e të varfërve vetëm që të përfitojnë ndihma sociale nga shteti. 788 persona në marrëdhënie pune kanë përfituar kundërligjshëm ndihma sociale në vlerën e 71 mijë e 977 eurove nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) vitin e kaluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është në dijeni se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit mijëra euro, duke paguar kundërligjshëm ndihma sociale për personat e punësuar.
Por, në këtë institucion nuk posedojnë shifra konkrete të personave që i kanë larguar nga listat e përfitimit, ashtu siç janë bërë publike dëmet mijëra euroshe të buxhetit nga pagesat e gabuara.

Kjo ministri nuk ka treguar për numrin e personave të cilët janë larguar nga listat e shfrytëzimit të ndihmave sociale.


Në përgjigjen me shkrim të MPMS-së thuhet se çdo muaj listat e përfituesve nga skemat e ndryshme që paguhen nga shteti krahasohen me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Trustit. /Zëri/Telegrafi/