LAJMI I FUNDIT:

Pas marrjes së ftesës, vijon përmbushja e obligimeve

Pas marrjes së ftesës, vijon përmbushja e obligimeve

Liderët e 29 vendeve anëtare të NATO-s dje në ditën e parë të Samitit në Bruksel vendosën ta ftojnë Maqedoninë t’i fillojë negociatat për anëtarësim, ndërsa ftesën sot zyrtarisht sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg do t’ia dorëzojë kryeministrit Zoran Zaev në ceremoni solemne në selinë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë.

Me këtë hapet rruga që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa nga ftesa deri në anëtarësimin e plotë vijojnë procese, si lidhur me përmbushjen e obligimeve që Shkupi dhe Athina i ndërmorën në marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin, ashtu edhe lidhur me procedurat të cilat i paraprijnë çdo vendi aspirues, njofton AIM.

Vendimin për ftesën e kumtoi dje sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në konferencë për media pas sesionit të parë të Këshillit Veriatlantik në Samitin e NATO-s.


“E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, qartë thamë se do të fillojmë negociata qasëse dhe them se një herë pasi të finalizohen procedurat do të mund IRJM të bëhet anëtarja e 30-të me emrin e ri”, tha ai.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve ai tha se pa ndryshim të emrit dhe zbatim të plotë të marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia nuk do të mund të hyjë në Aleancë.

“Njerëzve në Maqedoni u mbetet të vendosin, ky është rast që vjen një herë në jetë, ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtarë, ose nuk do ta përkrahin dhe nuk do të bëhen anëtarë, nuk mundet t’i fitojnë të dy punët. Nuk ka anëtarësim pa ndryshim të emrit, popullit i mbetet të vendos”, tha Stoltenberg.

Koordinatori kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për hyrje në NATO, Stevo Pendarovski nga selia e NATO-s në Bruksel tha se marrim ftesë për t’i filluar negociatat inkuadruese.

Sipas tij, ajo që është specifike për Maqedoninë dhe që është detyrë e jonë konkrete e shtëpisë që ta zbatojmë deri në fund marrëveshjen me Greqinë, marrëveshjen e Prespës, dhe NATO-ja do të na vlerësojë nëpër këtë prizëm.

Ndlrsa kryeministri Zoran Zaev, dje pasi Maqedonia e mori ftesën të fillojë negociata për inkuadrim në NATO, në ditën e parë të Samitit të Aleancës në Bruksel, shprehu bindje se shumica e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë pozitivisht në referendumin e ardhshëm për Marrëveshjen me Greqinë për emrin.

“Ne u obliguam për referendum, sepse e ndërrojmë emrin kushtetues. Referendumi duhet të mbahet kah fundi i shtatorit, fillimi i tetorit, pastaj vijojnë ndryshimet kushtetuese, për çka nevojitet deri 100 ditë sipas rregullores së Kuvendit, ndërsa pastaj vijon ratifikimi në Parlamentin grek. Procesi është shumë demokratik, normal dhe gjithsesi besoj se qytetarët tanë në përqindje të madhe do të jenë për”, porositi kryeministri Zaev.

Ai shtoi se mospajtimet me kryetarin e OBRM-PDUKM-së do të menaxhohen përmes dialogut të hapur.

Zaev dhe delegacioni qeveritar i Maqedonisë sot do të marrin pjesë në pjesën zyrtare të agjendës në samit.

Agjenda e Samitit të sivjetmë të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s këtë vit në Bruksel dhe sot parashikon konferencë për media të sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori