Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi, duke e ngarkuar për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 16 mars 2018, nga prokurori Blerim Igrishta, avokati Gashi më 29 prill të vitit 2016, rreth orës 10:54, pasi që paraprakisht kishte përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ku në procesverbal ishte informuar nga gjykatësi i rastit se seanca është e mbyllur dhe se duhet të ruhej si konfidencialitet ajo çfarë flitej aty, i njëjti me të dal nga seanca, pa autorizim ishte zbuluar të dhënat për identitetin e personit të mbrojtur në procedurë penale duke iu drejtuar mjeteve me deklarata dhe duke përmendur emrin e tij në mënyrë publike.
Kjo aktakuzë e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” që është ushtruar ndaj Tomë Gashit është aktakuzë më kërkesë për shqiptimit të urdhrit ndëshkimor. Kallëzimin ndaj Gashit, më 10 maj 2016 e kishte ngritur gjyqtarja penale në Njësinë Mobile të Gjyqtarëve të EULEX-it, Marie Tuma
.Në shkresën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të cilën gjykatësja Tuma ia kishte drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ajo ka paraqitur kallëzim penal ndaj Gashit për veprat penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “mospërfillje e gjykatës”. Por, më 16 mars 2018, prokurori Igrishta, kishte hudhur pjesërisht poshtë kallëzimin penal për veprën penale “mospërfillje e gjykatës” pasi sipas tij, nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se avokati Gashi ka kryer këtë vepër penale.
Sipas prokurorit Igrishta, pas analizimit të kallëzimit penal dhe shkresave të tjera të bashkëngjitura shihet se nuk janë plotësuar elementet thelbësore të veprës penale. Kjo pasi që, siç thuhet në aktakuzë, gjykatësja e rastit vetëm i ka njoftuar palët se seanca është mbyllur dhe çdo gjë që flitet aty është konfidenciale dhe nuk bën të dal nga aty. Ndryshe, në shkresën e saj gjykatësja Tuma, ka thënë se gjyqtari i procedurës paraprake kishte lëshuar një urdhër arresti për të pandehurin Azem Syla më 26 prill 2016, ku më pas policia e kishte arrestuar të njëjtin më 29 prill 2016 dhe e kishte sjell para saj si gjyqtare kujdestare për një seancë dëgjimore për paraburgim.
“Avokati Tomë Gashi përfaqësonte të pandehurin. Në fillim të seancës së paraburgimit, unë deklarova se seanca ishte e mbyllur dhe shpalosja e çfarëdo informacioni në lidhje me rastin gjatë seancës ishte konfidenciale dhe nuk duhet të zbulohet në media apo dikujt tjetër. Të gjitha palët, duke përfshirë edhe avokatin Tomë Gashi treguan se e kuptuan këtë dhe morën përsipër ta respektojnë atë”, kishte shkruar Tuma në shkresën drejtuar Kryeprokurorit Lumezi.
Më pas, thuhet se gjatë rrjedhës së seancës, prokurori i EULEX-it kishte deklaruar se rasti i tij ishte i bazuar në një numër të burimeve të provave, duke përfshirë dëshmitë e dy dëshmitarëve bashkëpunues dhe dëshmitarëve të mbrojtur. “Ai deklaroi se dëshmitari kryesor ishte N.B.. Ai deklaroi se më parë gjyqtarët e EULEX-it kishin aplikuar masa mbrojtëse për këtë dëshmitar në dy raste të tjera. Më 3 nëntor 2015, gjyqtari i procedurës paraprake po ashtu ka lëshuar një urdhër që shpall N.B. si dëshmitar bashkëpunues në këtë rast. Kam vazhduar seancën dhe më 30 prill 2016, kam lëshuar një urdhër duke ia caktuar të pandehurit Azem Syla një muaj paraburgim”, thuhet në kallëzim penal nga gjykatësja Tuma.
Kurse, ajo tutje kishte thënë se më 2 maj 2016 është informuar se Tomë Gashi thuhet se ka bërë deklarata për media të ndryshme në të cilat ai e ka identifikuar dëshmitarin N.B. dhe ka deklaruar se çështja e prokurorit ishte e bazuar në dëshminë e tij.Ajo ka thënë se duket se Gashi i ka dhënë këto deklarata për mediat menjëherë pas seancës 29 prill 2016.“Duket se z.Gashi thjeshtë ka injoruar udhëzimet e mia. Unë jam e vetëdijshme nga rastet e mëparshme, siç jam e sigurt si jeni edhe ju, se dëshmitari N.B. pavarësisht statusit të tij si një dëshmitar i mbrojtur, është frikësuar dhe bile ka pasur edhe përpjekje për ta lënduar atë”, kishte shkruar Tuma në kallëzim penal.
Lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me avokatin Tomë Gashi. Ai ka thënë se nuk është në dijeni se ndaj tij është ngritur një aktakuzë e tillë, prandaj ka thënë se lidhur me këtë do të deklarohet pasi të njoftohet me këtë çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?