Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme nga afër kanë mbikëqyrur korrje-shirjet në fshatin Prelez të Jerlive.
Me këtë rast kreu i vendit u shpreh optimist se korrje-shirjet këtë vit do të shkojnë mbarë pavarësisht motit, derisa theksoi se do t’i kompensojnë dëmet e fundit që reshjet e shiut iu shkaktuan fermerëve.
“Si institucione të vendit, si president i vendit e kam parë të udhës që të gjithmonë pranë tyre në mbështetje të tyre për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e gjithë fermerëve dhe bujqve të Kosovës. Është shumë me rëndësi që sivjet rendimente janë të mira, janë të standardit edhe të viteve të kaluara pavarësisht të reshjeve por edhe ata që kanë pësuar nga reshjet do të punojmë që si institucione të vendit tu kompensohen ato dëme”, u shpreh Thaçi.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se komuna që ai drejton, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, do të mbështesin fermerët përmes subvencioneve. Ai tha se këtë vit rreth 4 mijë hektar tokë janë mbjellë me grurë, duke siguruar kështu 70 për qind të konsumit të qytetarëve.
“Këta fermerë përmes kësaj vizite të presidentit, por edhe vizitave të tjera dhe konsistencës së mbështetjes së Qeverisë, edhe lokale, tregon më së miri se ne jemi të përkushtuar që të mbështesim fermerët, bujqësinë dhe pavarësisht faktit se ndonjëherë gjenden në vështirësi edhe të paparashikuara që ka ndodhur zakonshëm nga kushtet klimatike e që Ferizaj fatkeqësisht në krahasim dhe dallim nga komunat tjera të Republikës së Kosovës është goditur më së shumti”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi u shpreh se së shpejti do të fillojë kompensimi i fermerëve për dëmet e fundit të shkaktuara nga reshjet. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos