LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Prishtina po pengon çdo dialog serioz

Brnabiq: Prishtina po pengon çdo dialog serioz

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka folur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ajo tha se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.

Ajo në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.

Pas kërcënimeve nga Gjuriq, lirohen pesë serbët e arrestuar
Lexo po ashtu Pas kërcënimeve nga Gjuriq, lirohen pesë serbët e arrestuar

“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka thënë Brnabiq, përcjell Telegrafi.


Arrestimi i serbëve, Brnabiq e Haradinaj shkëmbejnë disa fjalë mes vete
Lexo po ashtu Arrestimi i serbëve, Brnabiq e Haradinaj shkëmbejnë disa fjalë mes vete

“Gjatë takimit me Haradinajn, i thash atij se kjo praktikë e arrestimit të serbeve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”, tha ajo, duke shtuar se “është e pakuptimtë çfarë bën dhe si funksionon ai”. /Telegrafi/