LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Londër: Kosova e gatshme të bëhet ofrues i sigurisë krahas KFOR-it dhe NATO-s

Haradinaj në Londër: Kosova e gatshme të bëhet ofrues i sigurisë krahas KFOR-it dhe NATO-s

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Londër, ka vazhduar pjesa e dytë e sesionit të parë e udhëhequr nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, që për temë diskutimi ka çështjet e sigurisë dhe migrimit, politikën e jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për të kaluarën, duke thënë se dhimbjet e saj ende janë të thella.

“Çdo ditë e vetme në Kosovë është një përvjetor i përkujtimit, megjithatë, ne nuk do të mbetemi peng i së kaluarës”, tha Haradinaj, thuhet në njoftimin për media.


Më tej, kryeministri theksoi përkushtimin e institucioneve për të realizuar vizionin për një Kosovë sovrane, të pavarur, ekonomikisht të zhvilluar, anëtare e BE-së dhe NATO-s, në marrëdhënie të veçanta me të gjithë aleatët.

“Kosova është Evropa për shekuj, dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar gjithashtu se tani Kosova dëshiron të bëhet një ofrues i sigurisë, jo vetëm një konsumues i sigurisë, krahas KFOR-it dhe NATO-s.

Në fokus të takimit, ishte edhe çështja e vizave. Kryeministri Haradinaj, tha se si kombi më i ri në Evropë, si entuziastët më të mëdhenj evropianë, fatkeqësisht, rinia e Kosovës qëndron në kufij të mbyllur, në pamundësi për të udhëtuar, studiuar, luajtur apo lëvizur lirshëm në Evropë.

Gottemoeller: NATO përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës
Lexo po ashtu Gottemoeller: NATO përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

“Duke njohur arritjet tona në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe ndikimet në rritje, besojmë fuqimisht që vendet anëtare të BE-së do t’u mundësojnë njerëzve tanë të udhëtojnë pa viza në Evropë. Unë mund të garantoj se nuk ka rrezik që vjen nga Kosova, as migrim, as krim. Por më shumë shkëmbim dhe bashkëpunim”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht tani që janë intensifikuar përpjekjet që rrjedhin nga Procesi i Berlinit.

Para pjesëmarrësve të shumtë në këtë sesion, Haradinaj, foli edhe për procesin e dialogut, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për dialog konstruktiv edhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Në diskutimin e çështjes së migrimit, kryeministri Haradinaj tha se qeveria i ka dhënë prioritet sundimit të ligjit dhe sigurisë.

“Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar qeverisje demokratike, gjithëpërfshirëse dhe efektive që do t’i shërbejë popullit të Kosovës pa diskriminim fillon me një sundim të fortë të ligjit dhe sigurisë. Në këtë rrugë, jemi të gatshëm dhe plotësisht të përkushtuar të bashkëpunojmë dhe të ndajmë përvojat me të gjitha shtetet që mund të na përkrahin dhe ndihmojnë të lëvizim Kosovën më afër Evropës”, tha Haradinaj, duke mbetur të përkushtuar që të bëhemi pjesë e INTERPOL-it dhe anëtarësimit në rrjetet për luftimin e krimit.

“Të gjitha marrëveshjet që kemi lidhur me vendet e BE-së janë respektuar në tërësi dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë të vetme. Sipas Eurostat-it ka një rënie në numrin e kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ky trend pozitiv thekson qartazi angazhimin tonë të vazhdueshëm në dekurajimin e popullatës që të marrin rrugën e migrimit të parregullt për në BE.

“Kemi bërë progres shumë të madh. Jemi të gatshëm për më shumë përgjegjësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, i 5-ti me radhë do t’i vazhdojë punimet edhe pasdite me sesionin e dytë, që do të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori