LAJMI I FUNDIT:

Lekaj tregon fajtorin për bllokimin nga uji të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Lekaj tregon fajtorin për bllokimin nga uji të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut që e kanë përfshi sot një pjesë të Kosovës, si pasojë e vërshimeve të ujit është bllokuar magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt.

“Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit”, ka shkkruar Lekaj në Facebook.

“Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së “drenazhes” (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit”.


Reshjet e shiut krijuan moçal në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Foto/Video)
Lexo po ashtu Reshjet e shiut krijuan moçal në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Foto/Video)

Sipas Lekajt, kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po intervenohet për të mundësuar pastrimin e zonës së përmbytur.

“Ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, ndryshe inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të parë nga afër kyqjet në këtë pjesë”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori