LAJMI I FUNDIT:

“Për shkak të NATO-s dhe BE-së do të kujdesemi për përmbajtjen e teksteve shkollore”

“Për shkak të NATO-s dhe BE-së do të kujdesemi për përmbajtjen e teksteve shkollore”

Ministri për Arsim, Arbër Ademi deklaroi se për ndryshimin e më shumë se 30 për qind të përmbajtjes së librave do të shikohet edhe gjendja aktuale politike. Ne si ministri e arsimit nuk duhet të shkaktojmë probleme në këtë moment historik, shpjegon Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai konfirmoi se “janë formuar komisionet për ndryshimet e teksteve shkollore dhe se po punojmë për vërejtjet e marra pas thirrjes publike. Ka pasur disa vërejtje nga publiku dhe mësuesit”, tha Ademi në konferencën e sotme për shtyp.

Ademi thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas ligjit dhe se janë duke u përgatitur për zgjidhje të reja ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe përgatitjen e programeve të reja.


Për përmbajtjen e teksteve shkollore, ministri Ademi tha se në këtë moment historik, kur po zhvillohen integret në NATO dhe BE, nuk duhet të tërheqin vëmendje. /Telegrafi/