LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës do ta përkrah Hanin e Elezit për rregullimin e rrugëve

Ministria e Infrastrukturës do ta përkrah Hanin e Elezit për rregullimin e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takimi kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti me rëndësi për banorët e kësaj komune.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Hanit të Elezit, ka të bëjë me realizimin e projektit të rrugës Dermjak-Nesalc, ndërsa vlera e realizimit të këtij projekti kap vlerën prej 450 mijë eurosh.


Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Hanin e Elezit, e të cilat kërkojnë vëmendjen e Ministrisë së Infrastrukturës, ku ministri Lekaj i premtoi kryetarit Suma, se brenda mundësive buxhetore dhe ligjore kjo komunë do të përkrahet në projektet e saj infrastrukturore. /Telegrafi/