Kur presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin do të takohen më vonë këtë muaj, ata do t’i shtrëngojnë duart në një qytet me histori të negociatave të nivelit të lartë në mes të Moskës dhe Uashingtonit.
Bisedimet që do të mbahen më 16 qershor, do të shënojnë herën e katërt që Helsinki organizon negociatat në mes liderëve të fuqive bërthamore, duke vazhduar legjitimitetin e Finlandës si një territor neutral për vendet e ish Luftës së Ftohtë.
Finlanda ka luftuar forcat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka nënshkruar bashkëpunim me Moskën më 1948. Finlanda e ka lejuar influencën sovjetike në politikat vendore dhe ndërkombëtare duke marrë pavarësinë e saj.
Kjo qasje – që krijoi termin ‘Finlandizim’ ka vazhduar për dekada me qeverinë e saj që ka mbajtur balancën e dy fuqive të Luftës së Ftohtë, dy vende që kanë shfrytëzuar këtë shtet nordik si platformë për operacionet e inteligjencës.
Ofrimi i Helsinkit për negociata në mes sovjetikëve dhe Perëndimit, u bë strategji prominente nga Finlanda për t’ju bashkuar NATO-s ose paktit të Varshavës, për të shfaqur lojën gjeopolitike neutral.
“Nga perspektiva e Finlandës, ishte pjesë e politikave tona aktive të neutralitetit”, tha historiani Mikko Majander për Radion Evropa e Lirë. Finlanda ishte në mesin e blloqeve, Lindje dhe Perëndim, dhe duke ofruar shërbime të mira ndaj diplomacisë ndërkombëtare, fuqizoi pozicionin e saj.
‘Njohje nga Lindja dhe Perëndimi’
Samiti i Sigurisë së Helsinkit që është më i famshmi nga Lufta e Dytë Botërore, u krijua më 1975 dhe rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Helsinkit, me shtyllat kryesore duke përfshirë integritetin territorial dhe respektimin e të drejtave të njeriut – të marrëdhënieve në mes të SHBA-vë, Bashkimit Sovjetik dhe 33 shteteve evropiane.
Presidenti i SHBA-së, Gerald Ford dhe lideri sovjetik Leonid Brezhnev, kishin nënshkruar pajtimin për qeveritë e tyre dhe kishin diskutuar mbi kontrollin e armëve të cilat Sekretari i Shtetit Henry Kissinger i quajti shumë të nevojshme.
Organizimi i samitit të vitit 1975 ku u nënshkrua Marrëveshja e Helsinkit, ishte një cak i diplomacisë finlandeze në vitet e hershme të 70-ta, deklaroi Jussi Hanhimaki, historian finlandez.
“Kjo ishte një mënyrë për të marrë njohje nga Lindja dhe Perëndimi dhe po, neutraliteti ishte i vërtetë, shtoi ai”.
Bush, Gorbachev, Clinton, Yeltsin
Takimi i radhës mes liderëve të SHBA-së dhe atyre sovjetikë në Helsinki u mbajt në shtator të vitit 1990, në mes të presidentit amerikan George Bush dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbachev. Këto bisedime ishin të koncentruara në pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.
Dy vite më herët, paraardhësi i Bushit, Ronald Reagan, ka ndaluar në Helsinki në rrugën për në Moskë, për samitin me Gorbachevin.
Samiti i fundit në mes dy vendeve u mbajt më 1997, kur presidenti Bill Clinton dhe Boris Yeltsin adresuan disa çështje, duke përfshirë kundërshtimin e Moskës për shtrirjen e NATO-s në shtetet e ish bllokut sovjetik.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, bisedimet përfunduan me marrëveshje në rëndësinë e marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të NATO-s dhe Rusisë.
Dy muaj më vonë, Rusia dhe NATO nënshkruan një bashkëpunim historik të njohur si Akti i NATO-s dhe Rusisë. Kjo marrëveshje gjithsesi u akuzua me mosbesim duke përcjellë sulmin e Rusisë ndaj Krimesë më 2014 dhe separatistëve pro-rus në Ukrainë.
“Ndërtimi i urave”
Samiti i 16 korrikut në mes të Trump dhe Putin në Helsinki, vjen në mes marrëdhënieve të lëkundura në mes të Moskës dhe Uashingtonit për shumë çështje që përfshijnë konfliktin me Ukrainën, mbështetjes së Rusisë ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ndikimit rus në zgjedhjet amerikane.
Finlanda i është bashkuar Bashkimit Evropian pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Nuk i është bashkuar NATO-s, por u fut në Aleancën e Partneritetit të Programit për Paqe.
Presidenti finlandez, Sauli Niinsto ka mbajtur kontakte me Putinin përkundër tensioneve në mes të Moskës dhe Perëndimit dhe po ashtu është takuar me presidentin Trump.
Hanhimaki tha se liderët finlandezë duan ta shohin vendin si pjesë të Perëndimit përkundër mosanëtarësimit në NATO.
Ai shtoi se ka disa kritika lidhur me takimin që do të mbahet duke i dhënë shumë legjitimitet Rusisë dhe politikave të saj ndërkombëtare.
Majander i tha Radio Evropës së Lirë se është shumë mirë që Finlanda vazhdon të jetë “urë lidhëse”.
“Ne nuk kemi ndonjë agjendë në samit, por, si fqinjë të Rusisë, ne duam marrëdhënieve të mira në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Dhe, nëse mundemi të kontribuojmë diçka në këtë drejtim, do të ishte mirë edhe për ne”, shtoi Majander. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje