LAJMI I FUNDIT:

CS Fola Esch, të dhëna për skuadrën nga Luksemburgu me të cilën do të ndeshet Prishtina

CS Fola Esch, të dhëna për skuadrën nga Luksemburgu me të cilën do të ndeshet Prishtina

Kundërshtari i Prishtinës, SC Fola Esch, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League nëpërmjet vendit të tretë në klasifikimin e kampionatit shtetëror të Luksemburgut, nga 14 skuadra sa ka në ‘National Division’.

Me 47 pikë, me goldallim +31, 72:41, ka qenë prapa kampionëve të shtetit, Dudelange, me 68 pikë dhe nënkampionit Niedercorn me 63 pikë.


Fola Esch është skuadra e pestë më e suksesshme me shtatë tituj, por dy prej tyre i ka fituar viteve të fundit si më 2013 dhe 2015 – tituj të vetëm që nuk i ka marrë kampioni i sivjetmë, Dudelange – skuadër kjo e cila nga viti 2000 i ka fituar plotë 14 tituj e ku mbetët mbrapa Jeunesse me 28, rekord të shtetit.

CS Fola Esch, para vitit 2011 kishte vetëm një pjesëmarrje në Kupë të Kupave duke u eliminuar rëndë në dy ndeshje nga Beroe e Bullgarisë 1-11, shkruan në faqen zyrtare të FC Prishtinës.

Statistika të SC Fola Esch

Vitin e kaluar kishte kaluar dy raunde e ku më parë kishte regjistruar tri barazime në eliminimet kundër Elfsborg e Goteborg të Suedisë, si dhe Dinamos së Zagrebit. E kishte mposhtur edhe Aberdeedin skocez 1-0, por ishte eliminuar në ndeshjen kthyese.

Edicionin e kaluar arriti kulmin kur në UEL mposhti Milsamin e Moldavisë 2-1/1-1 dhe Inter Bakun e Azerbajxhanit 4-1/0-1 ku më pas u eliminua nga befasia e Ligës së Evropës, Ostersund 1-2/0-1.

Lajmet për FC PRISHTINA
Lexo po ashtu Lajmet për FC PRISHTINA

Skuadra e CS Fola Esch vlerësohet me 2.3 milion euro nga Transfermarkt. Në radhët e saj ka futbollistë me shumë përvojë që kanë qenë pjesë e skuadrave të kampionateve franceze e gjermane.

CS Fola luan në stadiumin e vet prej më shumë se 3.000 vendesh, Emile Mayrisch, të shtrirë në jug të Eschit.

Fanellat tradicionale janë kuq e bardhë. Trajner është gjermani 34-vjeçar, Thomas Klasen, ish-futbollist i Eintracht Trier, Koblenzit etj, ndërsa si kryetrajner është vetëm puna e parë që e ka filluar më 5 shkurt të këtij viti.

Luksemburgu është ndër shtetet më të vogla në Evropë me 2.586 km2 dhe me 600.000 banorë, i rrethuar në veriperëndim nga Belgjika, nga verilindja nga Gjermania dhe nga jugu nga Franca.

Luksemburgu është monarki parlamentare dhe pjesë e BE-së, ndërsa përbëhet nga disa popuj me shumicë të asaj vendasve luksemburgase prej 51 për qind, pastaj nga emigrantët portugezë 18 për qind, si dhe francezët me 13 për qind e gjermanët me 10 për qind, por edhe mbi 7 për qind nacionalitete tjera.

Gjuhë zyrtare është luksemburgishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Kryeqyteti quhet njëjtë sikurse shteti, Luksemburg dhe është qyteti më i madh në këtë shtet, me 76.000 banorë i ndjekur me qytetin e klubit me të cilin ndeshet Prishtina, Esch-sur-Alzette me 28.000 banorë.

Në sportin e futbollit janë pothuajse të panjohur, por viteve të fundit vërehet rritje në futbollin ekipor të këtij vendi në garat evropiane. Të renditur në vendin e 48-të me 4.375 pikë në koeficient, shteti më i vogël i Beneluksit ka katër skuadra në garat evropiane.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori