LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Po tentohet dëmtimi i imazhit të FSK-së, mbi 40 pjesëtarë serbë duan të largohen

Berisha: Po tentohet dëmtimi i imazhit të FSK-së, mbi 40 pjesëtarë serbë duan të largohen

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka deklaruar se kërkesat për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja, janë tentim për të dëmtuar progresin, të arriturat, si dhe imazhin e FSK-së.

Berisha në një konferencë për media, ka thënë janë mbi 40 pjesëtarë të forcës nga komuniteti serb, të cilët kanë bërë kërkesë që të largohen nga FSK, megjithatë shtoi se rruga e FSK-së nuk do të ndalet.

“Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës vlerëson se këto kërkesa për largim vinë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-së, përkatësisht pjesëtarëve të komunitetit serb dhe janë tentim për të dëmtuar progresin, të arriturat e FSK-së, si dhe imazhin e saj si institucioni më i besueshëm në vend. Ne vërtet ndjejmë keqardhje për pjesëtarët tanë të cilët nuk janë lejuar të vendosin lirshëm për të ardhmen e tyre, për karrierën e tyre profesionale, duke ndikuar në mirëqenie e tyre dhe familjarëve të tyre”, tha Berisha.


Ai shtoi se pjesëtarët FSK-së nga komunitetit serb kanë qenë shumë mirë të integruar në kuadër të strukturës së FSK-së dhe kanë qenë në nivel të përgjegjësive dhe detyrave të tyre.

Gjuriq: Me largimin e serbëve nga FSK-ja, pengojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës
Lexo po ashtu Gjuriq: Me largimin e serbëve nga FSK-ja, pengojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

“Shantazhet dhe kërcënimet e bëra janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut… Rruga e Kosovës dhe e FSK-së nuk do të ndalet. FSK ka qenë , është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, diversiteti etnik është një vlerë e FSK-së, e pranuar nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe kjo vlerë është duke i penguar atyre që nuk ua duan të mirën Kosovës.

Ai tha se nga 137 pjesëtarët të komunitetit serb, sa janë në FSK-së, mbi 40 janë larguar.

“Nuk bëhet fjalë për raste individuale por bëhet fjalë për raste grupore dhe që numri e tejkalon 40-shin”, tha ai.

Berisha tha se FSK do të vazhdojë në përmbushjen e misioni dhe të zhvillimit të mëtutjeshme të kapaciteteve të saj operacionale, si dhe përfundimin e tranzicionit në Forca të Armatosura të Kosovës, si forcë moderne, mbrojtëse për Kosovën dhe popullit të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori