Miratimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar ka pasur një impakt të fortë tek opinioni publik. Zemërimi, dëshpërimi dhe zhgënjimi reflektohej në fjalët e portretet e atyre që ishin pranë teatrit për të vazhduar rezistencën e tyre. “Jemi zgjuar në diktaturë!”, shprehet shkrimtari Rudi Erebara, i cili gjatë ditës së enjte qëndroi deri në orët e vona para Parlamentit.
Shkrimtari rrëfen se ai ka kontaktuar të gjitha ministritë e Evropës dhe mesa duket edhe pse fjala e tij nuk i bie në vesh qeverisë, si laureat i Çmimit Evropian të Letërsisë për vitin 2017, por edhe si intelektual ka bërë që OSBE-n të reagojë. Erebara tregon ndër të tjera se po përpiqen me të gjitha mënyrat të ndalojnë cenimin e teatrit.
Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka kontaktuar Institutin Urbanistik të Lacios, dhe këta të fundit ditën e djeshme gjatë orës 2:00 e kanë futur çështjen në rend të ditës. Shkrimtari shprehet se rezistenca do të vazhdojë dhe u bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen para se të jetë vonë…
“Po prishet historia e kombit dhe përgjegjësia për këtë i bie atyre që kanë votuar Edi Ramën. Bëhet fjalë për një histori të madhe të kombit. Unë këtë që ndodhi e kam cilësuar tradhti kombëtare, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhi kombit. Sot është një ditë e zezë, është më e zezë se viti 1997. Qeveria mori një firmë private, ose firma private mori qeverinë, futi një ligj, i degjeneruan deputetët dhe votuan të gjithë në rresht. Nuk votoi vetëm një nga deputetët socialistë, Pandeli Majko”, shprehet shkrimtari.
I pyetur se çfarë është ajo që i step njerëzit të reagojnë, përfshirë edhe 74 deputetë që ngrenë kartonin për të shembur të vetmin teatër kombëtar, Erebara përgjigjet: “Sot jemi zgjuar në diktaturë. Nuk është frika ajo që i step njerëzit, por janë interesat. Në përgjithësi opinioni publik shqiptar është i prirur drejt interesave. Ne sot në përgjithësi si popull po vuajmë të ardhurat e pamerituara. Ne kemi një problem gjigant me drogën dhe ne e anashkalojmë këtë punë, e fshimë komplet nga mendja. Është pikërisht puna e drogës që e ka çuar teatrin në këtë ditë”, shprehet shkrimtari.
Ndërsa, lidhur me vendimin që do të marrë presidenti lidhur me ligjin thotë se: “Jam i bindur që z. Ilir Meta nuk do ta dekretojë ligjin, por kjo vetëm sa e shtyn këtë procedurë. Ne nuk kemi aktualisht asnjë mjet përveç opozitës, e cila duhet të bojkotojë ligjin siç bëri dje. Më erdhi pak keq që të enjten ata dolën bashkë me socialistët mbrapa nuk erdhën tek ne. Ndoshta donin të shmangnin ndonjë provokim e megjithatë ata e bënë detyrën, votuan kundra… Kjo nuk do të ndodhte në asnjë vend demokratik. Unë kam jetuar në Nju Jork, pesë vetë kur donin të bllokonin një firmë, 200 milionë dollarë, vetëm për hijen që u binte mbi shtëpinë dykatëshe, ia arrinin qëllimit”.
Edhe pse ligji që shemb TK u miratua, shkrimtari rrëfen se kjo lëvizje nuk ka kaluar pa efekte anësore tek pushtetarët: “Mendoj se kjo lëvizje e ka shkundur qeverinë, por ligji u miratua, sepse kjo është gjuha e dhunës, e bandave. Bandat nuk gjykojnë për të nesërme apo pasnesërme… Në Shqipëri janë vjedhur miliarda dhe nuk është dënuar njeri… Të enjten, kur u zhvillua edhe protesta para parlamentit, një oficer i OSBE më takoi dhe më tregoi se gjithçka po monitorohet”. /Anila Dedaj/Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
A është plagjiator Branko Merxhani - “babai” i neo-shqiptarizmës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj