Tesla ka prodhuar gjatë muajit të kaluar 7,000 vetura, të njëjtën njësi Ford mund ta prodhojë për katër orë
Nuk është sekret, që Tesla e ka pasur problem t’i arrijë shënjestrat e prodhimit, transmeton Telegrafi.
Por, kjo javë ishte për festim, pasi që Elon Musk njoftoi se ka nxjerrë nga prodhimi 5,000 Model 3s deri në javën e fundit të muajit qershor.
Përveç kësaj, Tesla prodhoi edhe 2,000 Model S dhe Model X, duke bërë që brenda një javë të dalin nga linja gjithsej 7,000 njësi.
Tani, shënjestra është që të prodhohen nga 6,000 njësi Model 3s për çdo javë të korrikut. Mirëpo, këto numra janë shumë të ulëta me prodhuesit që janë në këtë industri, për një kohë të gjatë.
Derisa Musk i falënderonte punonjësit dhe bashkëpunëtorët për këtë arritje, shefi ekzekutiv nga Ford për Evropë, Steven Armstrong, tha se kompania e tij këtë e arrin për katër orë. “7,000 vetura, kundër katër orëve”, ka shkruar me mahi ai në llogarinë e tij në Twitter. Kjo nuk është hera e parë, që gjigantët amerikan po konfrontohen prej së largu.
Gjatë javës së kaluar, në një intervistë për Wall Street Journal, Musk i kishte krahasuar energjitë e fabrikave të Ford, sikur të atyre që vijnë nga “morgu”.Ky pretendim nuk qëndron si thuhet, pasi në Ford për çdo 53 sekonda del nga prodhimi nga një F-150, i kualitetit dhe teknologjisë së lartë.
Shikuar nga këndi tjetër, megjithëse Ford prodhon më shumë se Tesla, kjo e fundit shet më shumë makina elektrike, apo thënë më mirë, i ka të gjitha të shitura. Mbi të gjitha Ford është duke bërë përpjekje enorme, që ta zë Teslan në segmentin e EV. Deri më 2022, Blue Oval ka bërë të ditur se do t’i investojë 11 miliardë dollarë, në prodhimin e 40 hibridëve apo makinave të reja elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Zgjedhin gratë, këta janë finalistët për Veturën e Vitit 2025
BMW X8 po vjen!
Volkswagen ndalon së prodhuari Polo në Evropë
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike
Mercedes tregoi se sa të sigurta janë modelet e tij elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025