Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Dardani të Komunës së Ferizajt.
Nga afër këtë fushatë e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.
Me këtë rast, kryetari Agim Aliu, ka uruar bujqit ferizajas për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve për vitin 2018, pavarësisht asaj që rendimente e grurit janë të pakta për shkak edhe të kushteve atmosferike që kanë mbretëruar në Komunën tonë.
“Kishim një fatkeqësi natyrore të përcjellë me të reshura të shumta, tashmë e dini se të gjitha statistikat flasin që Ferizaj, është qyteti me më së shumti të reshura në nivel të Republikës së Kosovës, por nuk ishte vetëm kjo që bëri dëme, ne kishim edhe stuhi, kishim edhe erëra të fuqishme dhe këtu përfshinë një masë mbi 60 për qind të territorit të Komunës së Ferizajt. Edhe këtu ku jemi sot, kemi pasur këtë atakim nga stuhitë dhe të reshurat dhe sigurisht se rendimentet do të jenë më të dobëta dhe ne presim që sivjet bujqit tanë të kenë rendimente deri në 16 mijë ton në Komunën e Ferizajt, që do të plotësojë 70 për qind të nevojave të konsumit të qytetarëve tanë, në një sipërfaqe prej afër 4 mijë hektarë”, ka thënë kryetari Aliu.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur se qeveria lokale e Ferizaj, do të ketë një kujdes të veçantë për bujqit tanë. “Edhe sot jemi këtu pikërisht që të shohim nga afër dhe të dëshmoj që do të jemi afër bujqve, thjesht ata që më së shumti jetojnë me punën e tyre janë bujqit dhe jo rastësisht bujqësia është një nga degët që gjithmonë është lënë anash dhe është puna më sektorin e bujqësisë”, është shprehur Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Ndërsa drejtori i bujqësisë, Burim Bajrami, është shprehur se në Komunën e Ferizajt, janë të mbjella 3950 hektarë me kulturë të grurit, ndërsa janë angazhuar 100 autokombajna.
“Çmimi për një hektarë korrje nga autokombajnat është 100 euro, ky çmim ndryshon varësisht prej autokombajnave me pronarët e tokave, nuk kemi ndikim shumë por, si rekomandim prej Ministrisë së Bujqësisë ka ardhur që ky çmim të jetë 100 euro”, është shprehur drejtori Bajrami.
E nga ana tjetër, Elez Sallahu, është shprehur se gjatë këtij viti nuk ka pasur rendimente të kënaqshme të grurit, për shkak të motit të lig që ka mbretëruar.
“Rendimenti nuk është i kënaqshëm për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, por edhe cilësia e grurit nuk është e mirë dhe ka humbje të mëdha, megjithëse rendimentet të na shkojnë me një tonazh afër 4 ton”, ka thënë Sallahu.
Fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda tri jave, nëse mban mot i mirë dhe pa reshje atmosferike. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'