Si pjesë e nismës “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka përmbyllur ciklin e parë të mbështetjes për organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta, në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë. Ky donacion është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
Pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata janë në mesin e atyre që kanë përfituar, si: Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale “Përparimi” në Prishtinë, “Lef Nosi” në Prizren, “Nënë Tereza” në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta “Shpresa” në Shtime, Organizata “PEMA” në Ferizaj, Down Syndrome Kosova në Prishtinë, “Shoqata AUTIZMI” në Lipjan, Shoqata e të shurdhërve” në Prishtinë dhe organizata HANDIKOS në Suharekë.
“E ardhmja e Kosovës janë fëmijët, prandaj investimi në komunitet, në këtë rast në fëmijë,është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne qëndrojmë me të gjithë fëmijët e Kosovës dhe do të vazhdojmë me projekte të ngjashme edhe në të ardhmen”, tha drejtori Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C, Robert Erzin.
Këto organizata janë mbështetur me një shumë prej 10 mijë eurosh. Donacioni është dhënëduke u bazuar në nevojate këtyre qendrave, me ç’ rastjanë pajisur me materiale konkrete/didaktike dhe me mjete të tjera arsimore që lehtësojnë punën me fëmijët me nevoja të veçanta.
IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme, që ndërlidhen me fëmijët. Përmes projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 150 mijë euro për mbi 15 Qendra të Mjekësisë Familjare – Njësi Pediatrike në fund të 2017 – fillim të 2018. IPKO ka përkrahur edhe 50 shkolla, kopshte dhe njësi tjera arsimore nëpër zonat rurale përmes projektit “Mësuesit zgjedhin- IPKO përkrahë”.
IPKO është korporatë me përgjegjësi sociale, e cila përveç ndikimit në rritjen e përgjithshme ekonomike, kontribuon drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e komunitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë