Me një program prej disa miliarda eurosh qeveria gjermane synon të kapërcejë mungesat në personelin e kujdesit për të moshuarit dhe në infermierë. I ashtuquajturi “Konzertierte Aktion Pflege” (aksion i koordinuar në sektorin e kujdesit shëndetësor) u prezantua të martën në Berlin dhe përfshin së paku tre ministri, atë të Shëndetësisë, të Familjes dhe të Punës.
Brenda një viti tre ministritë do të hartojnë së bashku me 40 organizata partnere një program për furnizimin e tregut të punës me infermierë. Bëhet fjalë për afro 13 mijë vende të reja pune në sektorin e kujdesit për të moshuarit, ndërkohë që mbi 35 mijë vende pune në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor janë të lira që tani.
Për të papunët në vend ky profesion është jo atraktiv.
“Vetëm 28 konkurrues ka për çdo 100 vende vakante”, tha ministrja e Familjes, Franziska Giffey.
Prandaj edhe krahas përmirësimit të kushteve të punës e rritjes së pagës kjo mangësi do të plotësohet nëpërmjet rekrutimit masiv nga vende si Shqipëria dhe Kosova, popullsia mesatare e të cilave është 29, përkatësisht 26 vjeçare.
“Këto vende kanë shkolla shumë më të mira se ç’mund të mendojë kush”, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, të martën para gazetarëve në Berlin.
Ai shtoi se deri tani është bërë një përvojë e mirë me to dhe se në të ardhmen rekrutimi do të bëhet ndoshta më i organizuar dhe më i strukturuar.
“Se si do të bëhet rekrutimi konkretisht, se a do të nënshkruhen marrëveshje bilaterale mes shteteve apo me agjencitë ndërmjetësuese dhe punëdhënësve të mundshëm, siç është deri tani, kjo duhet shqyrtuar. Për mua ka rëndësi që ky proces të shoqërohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, në mënyrë që të garantohet që të dyja palët të kenë përfitime”, tha Spahn më tej.
Deri tani një problem që kanë pasur disa infermierë që kanë ardhur në Gjermani ka qenë njohja e diplomave të huaja.
“Nganjëherë procedurat zgjasin deri në dhjetë muaj, kur ky proces bëhet nga jashtë shtetit procedurat janë edhe më të gjata”, tha ministri i Punës, Hubertus Heil.
Prandaj edhe plani i prezantuar të martën në Berlin parashikon ndër të tjera që kandidatët të vijnë në Gjermani edhe si punëkërkues me një vizë gjashtëmujore, në mënyrë që njohjen e diplomës ta bëjnë në Gjermani. Për këtë Heil do të duhet të koordinohet edhe me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili është përgjegjës për sektorin e vizave si edhe me ministrin e Ekonomisë, Peter Altmeier.
“Një element tjetër i këtij plani është edhe rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës, duke i lidhur pagat me tarifat e sindikatave. Puna e infermierit duhet të jetë sërish atraktive”, tha ministrja e Familjes, Franziska Giffey.
“Nga Shqipëria dërgohen prej tashmë dy vjetësh infermierë në Gjermani. Aktualisht vetëm në filialin e Tiranës janë afro 1,000 infermierë që po përgatiten për t’u larguar nëpërmjet DEKRA Akademie, e cila u ofron infermierëve shqiptarë kurse gjuhe dhe përgatitore për njohjen e licencës. Deri tani ky institucion ka dërguar rreth 1,200 infermierë në Gjermani”, bën të ditur për Deutsche Welle, drejtoresha e Akademisë Dekra, Jonida Gjuzi.
Megjithëse shkollat shqiptare nxjerrin shumë infermierë, afro 3,000 në vit, ekspertët janë të shqetësuar për mungesën e profesionistëve nëpër spitale, pasi infermierët më me përvojë po largohen. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje