LAJMI I FUNDIT:

Higuain është i lumtur te Juventusi, nuk ka marrë ofertë nga Chelsea

Higuain është i lumtur te Juventusi, nuk ka marrë ofertë nga Chelsea
NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Gonzalo Higuain of Juventus celebrates after scoring the 0-1 goal during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Gonzalo Higuain do të shijon ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, tha vëllai i futbollistit, Nicolas duke shtuar se nuk do shkojë drejt Chelseat.

Nënshkrimi potencial i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 100 milionë euro përkon mund ta dërgoj argjentinasin drejt klubit londinez për një ofertë 60 milionë euroshe.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Ai ishte shokë me Cristiano Ronaldon në Real Madrid, por ata nuk kanë folur për të. Do të ishte fantastike padyshim, veçanërisht nëse bëhet partner me Gonzalon”, tha agjenti Nicolas për Sky Sport Italia.


Gonzalo Higuain (Getty Images)

“Ata e njohin njëri-tjetrin aq mirë, sa kanë luajtur rreth 80 lojëra së bashku. Nëse Juve mund ta bëjë këtë, kjo do të jetë fantastike, vetëm spektakolare. Nuk është e re për ata të punojnë së bashku”.

Megjithatë, Higuain ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje drejt Chelseat, ku do të bashkohej me ish-bosin e Napolit, Maurizio Sarri.

“Për momentin nuk kemi folur me asnjë klub tjetër, pasi kemi ende një kontratë valide trevjeçare me Juventusin. Ai është shumë i lumtur në qytet, në klub, me trajnerin dhe sistemin taktik”.

“Të gjitha këto gjëra që njerëzit folën për klubet e tjera janë vetëm zëra, nuk i kemi folur askujt. Gjithkush e di se raportet me Sarrin janë të mrekullueshme dhe ai e sheh atë si një baba të futbollit, por për aq sa unë e di, Sarri nuk ka nënshkruar ende për Chelseas. Së dyti, Gonzalo është i lumtur në Torino dhe nuk ka marrë ndonjë shenjë nga Juventusi, kështu që nuk shoh asnjë mundësi reale për të ikur “. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Serie A
Kalo në kategori