LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi feston ditëlindjen në poza atraktive

Era Istrefi feston ditëlindjen në poza atraktive

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, Era Istrefi, po feston ditëlindjen.

Bukuroshja nga Prishtina aktualisht gjendet në Evropë në mesin e shumë angazhimeve të saj.


Këngëtarja do të performojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror me Nicky Jam dhe Will Smith.

Për ditëlindje, Era u shfaq tejet atraktive në veshje pak më sportive që kanë vënë në pah linjat e saj trupore.

Era kohë më parë publikoi edhe këngën “Prisoner” që u prit mjaft mirë nga publiku.

Por, goditja e saj më e madhe ishte kënga e Kampionatit Botëror, Rusia 2018, me superyllin latin Nicky Jam dhe legjendën, Will Smith.

Era Istrefi aktualisht është ‘single’ dhe po shijon karrierën e saj. /Telegrafi/