Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2017.
Drejtori i ZKA-së, Besnik Osmani, i cili prezantoi raportin financiar për vitin 2017, tha se buxheti i këtij institucioni, është një buxhet i shfrytëzuar mirë dhe se ata kanë ulur shpenzimet gjatë vitit 2017 për 19 për qind dhe se Zyra vazhdon të paguajë një shumë të madhe për qira, e që deri më tani janë paguar tre milionë euro.
Por kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, kërkoi nga Osmani që të vënë pak më tepër dritë, mënyrës se si institucionet e pavarura, po i shpenzojnë paratë në udhëtime dhe mëditje.
“Është interesant se si shumica e institucioneve i planifikojnë, i realizojnë qind për qind udhëtimet e planifikuara. Është pak e çuditshme se si mundet një institucion me planifiku shumën e saktë dhe me shpenzu në udhëtime qind për qind. Dhe e dyta kemi hasur probleme shumë me kategorizimin e udhëtimeve dhe mëditjeve. Pra në disa raste i paraqesin si mëditje. Dikund si shpenzime të tjera. Unë e di që keni një formulë të mostrës, që i shqyrtoni pjesë të caktuara. Por iu kisha lutur në emër të Komisionit ndoshta që t’i vëni pak më tepër dritë mënyrës se si institucionet e pavarura i shpenzojnë këtë kategori në veçanti. Sepse për neve në udhëtime mëditje, shpenzime tjera jashtë vendit ka dyshime të mëdha të eficiencës më tepër të tyre. Por dhe mënyrën se si është e mundur që një shpenzim të planifikohet një vit më parë dhe të realizohet qind për qind nga institucioni përka tës një vit më pas”, tha Abdixhiku.
Osmani tha se dhe institucioni që ai udhëheq ka qenë i shqetësuar sa i përket udhëtimeve zyrtare.
“Sa i përket udhëtimeve zyrtare, besoj që e keni përcjell. Ne kemi qenë unë si auditor dhe zyra e Kombëtare e auditimit ka qenë shumë e shqetësuar, lidhur me ketë pikë. Kemi bërë një raport të veçantë jashtë raporteve tona për Qeverinë. Ne kemi bërë kërkesë Qeverisë që të ndryshojë më urgjencë Udhëzimin Administrativ për udhëtime zyrtare. Fatbardhësisht Qeveria është përgjigjur shumë shpejt. Është përgjigjur brenda një muaji. I ka bërë ndryshimet në paradokset që i ka pasur vet nene e udhëtimit administrativ të udhëtimeve zyrtare, duke i trajtuar si mëditje dhe jo si shpenzime që lidhen me udhëtimin. Dhe e dyta janë bërë përmirësimet e tarifave. Tarifat duhet të përditësohen varësisht nga shporta e konsumit në shtete ku shkohet. Fatkeqësisht ne s’kemi pasur përditësim nga viti 2002. Fatbardhësisht këtë vit pas rekomandimit tonë, qeveria e ka bërë përditë simin e këtyre rekomandimeve dhe ne kemi vërejtur një lëvizje pozitive në këtë drejtim”, tha Osmani.
Ndërsa pohoi se në disa institucione, nuk kanë mundur fare të gjejnë evidencë, nëse udhëtimi ka ndodhur dhe nëse shpenzimet kanë qenë sipas tarifave të lejuara.
“Ajo që i karakterizon shumicën e këtyre organizatave, që janë emëruesi i përbashkët janë dy fakte. Fakti i parë është që ka shumë vonesa në mbyllje të këtyre udhëtimeve zyrtare të avanseve që marrin. Ato duhet të mbyllen 15 ditë, sipas rregullave as përfundimit të udhëtimit. Dhe kemi raste kur ato nuk mbyllen. Kemi dhe raste tjera, të cilat nuk janë mbyllur gjatë tërë vitit dhe ju do ti gjeni në disa ministri në raportet tona dhe që janë shuma shumë të mëdha dhe për të cilat ne nuk kemi mundur të gjejmë dhe një evidencë, një dokumentacion nëse udhëtimi ka ndodh dhe nëse udhëtimi ka qenë për qëllime zyrtare të organizatës dhe nëse shpenzimet janë të lidhura me tarifat e lejuara”, tha ai. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit