LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2700 persona me vite janë të “bllokuar” në listën e të papunësuarve në Gostivar

Mbi 2700 persona me vite janë të “bllokuar” në listën e të papunësuarve në Gostivar

Rruga për gjetjen e vendit e vendit të punës për më shumë qytetarë nuk është e lehtë, por e gjatë dhe pengesa të mëdha. Shpesh, nga mbarimi i shkollimit deri te punësimi kalojnë më shumë vite. Ndodhë që edhe shpalljet për punë ku kërkohen punëtorë të kenë kushte si “mision i pamundur”, për shembull se kërkohet kandidat i ri dhe në të njëjtën kohë duhet të ketë disa vite eksperiencë pune.

Sipas të dhënave të fundit të Entit për punësim në rajonin e Gostivarit, janë të regjistruar 6.204 persona të papunësuar, ku 2.167 janë të gjinisë femërore. Mbi 340 persona presin të punësohen për tetë vite resht, kurse 646 persona janë në listën e të papunësuarve pas katër apo 5 viteve. Numri më i madh i qytetarëve që janë papunësuar për tri vite që numëron 1.721 persona. Të tjerët presin për një vit, dy vite apo me muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profilet aktive për kërkim të punës janë të ndryshme, nga të diplomuarit e Administratës Publike, jursitë, gjuhëtarë, personel medicine, teknologë, veterinarë, ekonomistë, etj.


Sa i përket për shpalljet për punësim në rajonin e Gostivarit, momentalisht janë hapur 15 vende të reja të punës. Kërkohen shitës, personel të medicinës dhe të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Kalo në kategori