LAJMI I FUNDIT:

MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro

MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta mbështesë financiarisht me mbi 250 mijë euro Federatën e Futbollit të Kosovës, me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve për vitin 2018.

Sipas një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar sot, MKRS e mbështet FFK-në për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, mjekësisë sportive, avancimit të sportit cilësor.


Gjithashtu edhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për minoritetet dhe sportin multietnik, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatave të sportit.

Ministri Kujtim Gashi tha se ministria që ai udhëheqë do të vazhdojë me mbështetjen financiare të sportit dhe federatave në vend.

“Do të vazhdojmë me mbështetjen edhe të federatave dhe aktiviteteve të tjera sportive”, tha Gashi.

Ndërkaq nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

“Jemi të kënaqur me arritjen e memorandumit që do të na ndihmojë tejet shumë”, tha Ademi.

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori