LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: 11 vjet burg për Xhaferin dhe Kostovskin nëse shpallin ligjet pa nënshkrim e Ivanovit në Gazetën Zyrtare

OBRM-PDUKM: 11 vjet burg për Xhaferin dhe Kostovskin nëse shpallin ligjet pa nënshkrim e Ivanovit në Gazetën Zyrtare

Këtë javë deputetët përsëri do të votojnë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Më 5 ose 6 korrik propozimi për votim do të jetë në rend të ditës. Nëse e merr përsëri përkrahjen e duhur, Ligji do të dërgohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Kryetarit Ivanov. E njëjta do të ndodhë edhe me Ligjin për gjuhët, ku Kryetari i nuk dha dritë të gjelbërt. Këtë që nga e premtja e deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Pritjet e Xhaferit prej Ivanovit nuk janë të mëdha, nëse shefi i shtetit nuk ndryshon mendje pas ftesës nga NATO.

“Nëse edhe për herën e dytë nuk nënshkruan, ka të bëjë me praktikë të keqe dhe ndërhyrje në legjislacion, që nuk është punë e tij. Kuvendi do ta çojë gjithë procedurën deri në fund ashtu siç duhet, tha Xhaferi.

Pas deklaratave, drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, thotë se institucioni me të cilën udhëheq nuk do t’o ndaloj proceset pozitive të vendit, por se do të veprohet sipas ligjeve.


“Do të veproj sipas gjitha ligjeve pozitive të Republikës së Maqedonisë, por pastaj Gazeta Zyrtare si institucione nuk do të jetë pengesë për zhvillimet progresive dhe proceseve pozitive që i ka nisur Republika e Maqedonisë”, tha Kostovski.

“Nëse Kostovski si Drejtori i Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe Talat Xhaferi si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e kryejnë veprën penale dhe i publikojnë ligjet pa nënshkrimin e Kryetarit Ivanov, jo vetëm që do të kundërshtohen nga Gjykata Kushtetuese, por ato do të kenë dënime me më së paku 11 vite burg”, deklaro Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori