Tetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga komuniteti serb në Batalionin e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë kërkuar demobilizim apo shkëputje të kontratës nga FSK me arsyetimin se kanë presion shumë të madh nga Beogradi zyrtar.
Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, bashkë me Berat Shalën, komandant i këtij batalioni si dhe pjesëtarët e komunitetit serb të cilët kanë kërkuar dorëheqjen kanë zhvilluar takim të përbashkët në mënyrë që ata të mos tërhiqen nga kjo forcë,njofton Klan Kosova.
Ndërsa, në një prononcim të tij zëvendësministri Çeku, ka thënë se kërkesa e tyre për demobilizim do të shqyrtohet në afat prej gjashtë muajsh, për të marrë një vendim më pas.
Zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka konfirmuar se tetë pjesëtarë të komunitetit serb kanë kërkuar të largohen nga FSK-ja.
Në intervistën e dhënë për Info Magazine të Klan Kosovës, Shala ka shpalosur dhe disa detaje rreth asaj që qëndron prapa kësaj kërkese të tetë pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët kanë ofruar dorëheqjen:
”Inkuadrimi në FSK është vullnetarë dhe FSK është forcë vullnetare dhe profesionale, e për të qenë pjesë e saj duhet të ketë një varg procedurash. E pikërisht këta pjesëtarë i kanë kaluar këto procedura me vullnetin e tyre”.
”Por, ky fakt i ri se kanë kërkuar të largohen është për shkak të presionit që ata kanë nga Serbia edhe forcat politike të tyre këtu”.
”Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut sepse secili qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë ta jetojë jetën pa ndërhyrjen e askujt. Kemi qenë në dijeni edhe përmes medieve për presionin që po iu bëhet FSK-së. Për këtë arsye janë takuar me ta edhe drejtuesit e FSK-së”.
Më tej Zëvendësministri i FSK-së, Ibrahim Shala ka theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje nga FSK, nuk po bëhet për shkak të ndonjë keqtrajtimi.
”Ata nuk bëjnë kërkesë për tu larguar për shkak të keqtrajtimit por për shkak të presionit të jashtëm. Ata kanë marrë një vendim që të rishqyrtojnë këtë pozicion në lidhje me këtë kërkesë që e kanë bërë”.
”Ata kanë paraqitur një kërkesë të cilën sot gjatë bisedimit me drejtuesit e FSK-së dhe Ministrisë pritet ta shqyrtojnë ende”, tha Shala, duke treguar se presioni ndaj tyre është në forma të ndryshme. “Edhe ofrimi i parave është një lloj presioni, apo kërcënimi me dëmtim të pasurisë. Ata kanë të drejtë të projektojnë jetën e tyre pa ndërhyrjen e Serbisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite