Në kuadër të projektit “Zgjerimi i Vip Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” në Bogë, Rrugovë dhe Deçan ne datat 29-30 qershor 2018, është organizuar trajnimi për Shënjuesit e Shtigjeve. Ky trajnim ka përfshirë një program dy ditor, në fushën e shënjimit të shtigjeve me ligjërata teorike në lidhje me standardet dhe strukturën ligjore ekzistuese te shtigjeve malore, zhvillimin e dokumentacionit, si dhe bazat e leximin e hartave, dokumentet e punës për përgatitjen e shtigjeve, parametrave për shënjimin e shtigjeve dhe punë praktike mbi shtigjet se si shënjohet shtigjet malore. Trajnimi ka përfshirë dy module kryesore: projektues dhe shënjues te shtigjeve malore.
Ky trajnim i ka ndihmuar pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri specifike në lidhje me standardet për shtigjet, përfshirë rregullat për shënjimin, markimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ky trajnimi ka qenë kombinim i pjesës teorike me atë praktike dhe është zhvilluar ne shtigjet e Via Dinarica që do të lidhin Kosovën me Shqipërinë. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit janë pajise me certifikatë si në linjë me standardet ndërkombëtare.
Njohuritë e fituara nga ky trajnim do të përdoren pikërisht nga Klubet Bjeshkatare nga Kosova dhe Shqipëria për zhvillimin dhe markimin e shtigjeve Via Dinarika që do lidhin këto dy vende ne promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor.
Gjithashtu, realizimi i projektit do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah karakteristikat e përbashkëta të zonës.
Me hollësisht, projekti do të zhvillojë dy shtigje të reja ecje dhe biçikletash që do të lidhin Kosovën, Bjeshkët e Nëmura, Gjakovën, Deçanin, Junikun, Pejën dhe bashkitë Shqiptare të Qarkut të Kukësit dhe Qarkut të Lezhës.
Vlera e përgjithshme e projektit “Zgjerimi i ViP Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” është 444,684.38 euro, nga të cilat 377,981.73 euro financohen nga Bashkimi Evropian që përbën 85 për qind të vlerës së përgjithshme të projektit.
Zbatimi i projektit filloi në 15 mars 2018 dhe do të vazhdojë 24 muaj dhe po zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve në territorin Kosovës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit në territorin Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'