LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Përkundër mungesës së përkrahjes politike nga opozita, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i gatshëm që të raportojë dhe ballafaqohet me debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Gjatë javës së ardhshme, ai ka paralajmëruar një takim me spektrin politik në përpjekje të formimit të një ekipi të ri negociator, gjithëpërfshirës. Thaçi po i fton të gjithë përreth tij, ndërkaq nuk ka dhënë asnjë sinjal se është i gatshëm që të lëshojë rolin e tij prijës në dialog.

Aktualisht, ai është në kërkim të sigurimit të mbështetjes nga një numër më i madh i partive politike, kryesisht atyre opozitare, për të udhëhequr fazën finale të dialogut me Serbinë që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe i cili është thënë se do të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht obligative për të dyja palët.


Zyra e presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se presidenti, Hashim Thaçi do të jetë i gatshëm të raportojë në Kuvend sa herë që kërkohet nga ai lidhur me takimet e tij në Bruksel me homologun nga Serbia, Aleksandar Vuçiq. Këshilltari i presidenti, Bekim Çollaku tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti është shumë i përgatitur dhe i gatshëm që këtë proces ta udhëheqë në mënyrë të përgjegjshme, institucionale dhe transparentet.

Ai theksoi se për këtë qëllim, në mënyrë publike u ka bërë ftesë të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të jenë të përfshirë në këtë proces.

“Sa i takon llogaridhënies, mendoj se ky është një element jetik në gjithë këtë proces dhe duke pasur këtë ne konsideratë presidenti i Republikës së Kosovës është i gatshme që të raportojë apo të informojë Kuvendin e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, aq herë ose kurdo që Kuvendi i Kosovës e kërkon një gjë të tillë”, tha Çollaku.

Transparencën rreth dialogut të Brukselit dhe raportimet në Kuvend i ka kërkuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Por, përderisa Thaçi shprehet i gatshëm të raportojë në Kuvend, opozita ka një hall tjetër me presidentin e Kosovës. Partitë opozitare po kërkojnë nga ai që të tërhiqet nga ky proces, duke ia mohuar atij rolin prijës në këto bisedime.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri kishte deklaruar se presidenti po i shfrytëzon mekanizmat kushtetues të cilët i japin atij legjitimitet në këtë proces, por ka nënvizuar ai, dialogu pa opozitën do të dështonte.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu, deputet i subjektit opozitar, Partia Social Demokrate thotë se Presidenti i Republikës duhet të ketë parasysh se rolin kryesor në dialog duhet ta ketë Kuvendi i Kosovës.

“Rrjedhimisht duhet të kërkohet raportim. Në të njëjtën kohë, ashtu siç ka raportuar PSD-ja, Kuvendi duhet të jetë bartës i dialogut e edhe platforma edhe ekipi dhe pas çdo takimi duhet të raportohet në Kuvend. Edhe në tryezën e PSD-së, ne e kemi propozuar këtë plan. Kjo është ajo çka ne mendojmë se siguron që të mbrohen interesat nacionale të Republikës, e jo interesat persona të presidentit”, tha Sejdiu.

Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se Kuvendi duhet ta ketë rolin e vet në dialog, por më shumë në procesin e miratimit apo ratifikimit të marrëveshjes apo marrëveshjeve që mund të arrihen.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj tha për Radion Evropa e Lirë se sipas Kushtetutës, presidenti i vendit është i obliguar t’i raportojë Kuvendit një herë në vit, por meqenëse fjala është për një proces të rëndësishëm për vendin, sipas tij, ‘presidenti duhet të jetë i obliguar, nëse do të jetë në krye të delegacionit për bisedime me Serbinë që të raportojë në Kuvendin e Republikës, pas çdo takimi’.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në negociata që zhvillohen në Bruksel, për ne është i pavlerë nëse më parë nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Nitaj.

Pas takimit të fundit në Bruksel, ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiq që u zhvillua më 24 qershor në Bruksel nën lehtësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, si konkluzion i përbashkët ishte që dialogu të intensifikohet, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt deri te një marrëveshje përfundimtare që do të çonte në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pika më e nxehtë e këtyre bisedimeve mbetet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi insiston që ky Asociacion apo kjo Bashkësi siç e quajnë në Beograd, të ketë kompetenca ekzekutive, përderisa Prishtina është pajtuar që Asociacioni të jetë një ndërlidhje e komunave të banuara nga përfaqësuesit e komunitetit serb, pa ndonjë kompetencë ekzekutive.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori