Të dielën hyjnë të fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së Presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.
Zyra e Kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez se “nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke, si reagim ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara vunë me 1 qershor për çelikun dhe aluminin kanadez”.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti Doanld Trump biseduan mbrëmjen e së premtes mbi tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
“Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.
Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G7-së në Quebec muajin e kaluar. Pas atij takimi, Presidenti Trump postoi në rrjetin Twitter se Trudeau ishte ‘i dobët’ dhe ‘pandershëm’.
Trudeau po të premten foli me presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieta, për ta informuar lidhur me reagimin e Kanadasë ndaj tarifave amerikane.
Mes mallrave amerikane që Kanadaja ka vënë tarifa janë edhe keçapi, makinat që presin barin dhe barkat me motor.
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se është për të ardhur keq për situatan me tarifat. Megjithatë, tha ajo, “Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet”.
Disa prej tarifave kanadeze ndaj mallrave amerikane kanë karakter politik.
Për shembull, Kanadaja importon 3 milionë dollarë produkte kosi që kryesisht vjen nga shteti Uiskonsin, prej nga është edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan. Ndaj kosit amerikan tani do të vihet një taksë prej 10 përqind. Pija alkoolike uiski, që prodhohet në shtetet amerikane Tenesi dhe Kentaki, po ashtu është në listën kanadeze të tarifave të reja. Kentaki është shteti që përfaqëson udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025