LAJMI I FUNDIT:

VV: Qeveria e interesuar ta shkatërrojë në tërësi Telekomin

VV: Qeveria e interesuar ta shkatërrojë në tërësi Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se po tenton ta ndalë falimentimin e Telekomit me njerëz që janë pa asnjë orë përvojë pune në menaxhimin e Telekomit.

Kjo sipas VV-së, tregon se edhe kjo qeveri, sikurse Qeveria Thaçi dhe Mustafa, zhvatin pasurinë publike me punësime politike.

Besnik Bislimi në një konferencë për media, tha se për disa vite Telekomi ka qenë shembull për të mirë për hyrat dhe avancimet e produkteve, ndërsa Qeveria Thaçi, Qeveria Mustafa dhe tash Qeveria Haradinaj e zhavtën pasurinë publike me punësime politike dhe parat u drejtuan gabimisht, me një tentim të privatizimit krejtësisht të dyshimtë.


“Kryeministri Haradinaj tashmë është duke tentuar me njerëz pa asnjë orë përvojë pune ta menaxhojnë Telekomin”, tha ai, duke shtuar se LVV ka ofruar 12 pika nëpërmjet një rezolute në Kuvend, për zgjidhjen e problemit që tashmë është Telekomi në falimentim.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salem Lepaja nga Komiteti për komunikime elektronike, tha se emërimi i Gent Begollit si kryeshef në Telekom, tregon se edhe qeveria e tashme është e interesuar ta shkatërrojë në tërësi këtë kompani.

“Heshtja e prokurorisë në thirrje e vazhdueshme të VV tregon se nuk ka gatishmëri për hetim. Heshtja në këtë rast është pjesë e krimit”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori